• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditmir Bushati insiston për idenë e kufijve të Kosovës: U promovua nga shqipfolës!

by Java News
18/07/2020 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dante Aligieri te “Komedia Hyjnore” shkruante “në mes të shtegtisë së kësaj jete, u gjeta në një pyll krejt errësi, se kisha humbë unë rrugën e vërtetë”. Metafora e humbjes së rrugës së vërtetë i shkon për shtat situatës në të cilën gjendet Kosova në raport me procesin e shtetësisë.

Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar në mënyrë të përsëritur se rendi liberal ndërkombëtar që krijoi shtetin e Kosovës vdiq; se një rend i ri ndërkombëtar do ta ketë zanafillën tek shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë; se nuk është e nevojshme, dy dekada pas përfundimit të luftës, të këmbëngulet në zbardhjen e krimeve të kryera nga Serbia, e madje të vendosen shenja barazie në krime mes Serbisë dhe Kosovës e të kërkohet paturpësisht amnestimi i tyre. E gjithë kjo strategji u ndërtua në mënyrë të atillë që njerëzit të sundoheshin nga dobësia e imagjinatës së tyre, e të mos ishin në gjendë të dallonin mashtrimin e embël nga e vërteta e hidhur.

Është e vërtetë se dekadën e fundit rendi ndërkombëtar që çliroi dhe më pas krijoi shtetin e Kosovës, mund të jetë dukur si i sëmuri në sallën e reanimacionit. Prirjet për fragmentim dhe rajonalizim, e në disa raste mungesa e bashkërendimit brenda familjes euroatlantike reflektohen edhe në reduktimin e vëmendjes dhe interesit për rajonin tonë.

Mirëpo, nuk duhet harruar se në këtë mjedis të ndryshëm ndërkombëtar që projektohet edhe në Europën Juglindore, u nënshkrua dhe po zbatohet Marrëvëshja e Prespës, që i dha fund një mosmarrëveshje të gjatë mes Athinës e Shkupit, duke zhbllokuar edhe rrugën euroatlantike të kësaj të fundit. Një marrëveshje që u negociua mes dy palëve, ku njëra ishte anëtare e NATO-s dhe BE-së, dhe tjetra aspironte të ishte pjesë e të dyjave. Një proces aspak i lehtë, ku palët synonin harmonizimin e qëndrimeve të vendeve të Quintit dhe jo shfrytëzimin e diferencave ndërmjet tyre, kufizimin e influencës së aktorëve të tjerë me peshë ndërkombëtare, që gëzojnë të drejtën e ushtrimit të vetos në OKB, duke qenë se marrëveshja u depozitua në OKB, për t’u zbatuar më pas. Si në çdo negociatë, palët vihen përballë njëra-tjetrës për shkak të nevojës së dyanshme për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje apo konflikti. Në shumicën e rasteve palët nuk kanë të njëjtën peshë ndërkombëtare apo fuqi negociuese. I gjithë procesi që shoqëroi Marrëveshjen e Prespës u ndërtua tek fryma e besimit mes palëve dhe respektimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që marrëveshja u mbështet nga të gjithë fqinjët, të cilët e promovuan atë me të njëjtin zë si palët nënshkruese.

Natyrshëm, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës rriti pritshmëritë edhe për një epilog të dialogut Kosovë-Serbi, pavarësisht dallimeve dhe specifikave që ka kjo çështje. Për fat të keq, ky moment jo vetëm nuk u shfrytëzua, por i gjithë procesi u fut në një turrjelë dhe ç’është më e keqja opinioni publik u “bombardua” më atë që njihet ndryshe si, procesi i shpëlarjes së trurit, ku u tentua të fshihej vija ndarëse mes realitetit dhe fantazisë e mashtrimit.

Ndaj, pyetja themelore që kërkon përgjigje është pse u humb durimi dhe besimi tek rruga e vërtetë? Pse dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u kthye në një dialog për statusin e Kosovës dhe kompensimin e Serbisë? Pse ideja e vjetër serbe për copëtimin e Kosovës dhe “ndërkufizimin kufitar” mes serbëve dhe shqiptarëve u promovua nga shqipfolës dhe u prezantua si një mundësi historike? Pse u vendosën shenja barazimi ndërmjet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me marrëdhëniet shqiptaro-serbe në rajon? Pse u shfrytëzuan diferencat transatlantike për zgjidhje etnocentrike që shkojnë kundër vlerave thelbësore, që vetë SHBA-ja dhe BE-ja kanë promovuar për dekada në rajon? Cili është çmimi i njohjes së Kosovës nga Serbia? A është ky një proces i njëanshëm ku vetëm Kosovës i kërkohen lëshime, apo i dynashëm me impakt rajonal e europian ku të dyja palët kanë nevojë të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të punojnë drejt anëtarësimit në BE? Pse u shpërfillën mendimet dhe paralajmërimet e miqve që kanë punuar me Kosovën dhe për Kosovën që në ditët e para të projektit të shtetësisë së saj?

Yuval Noah Harari në librin e tij “21 Leksione për Shekullin e Njëzetenjë” shkruan se, “Pushteti dhe e vërteta udhëtojnë së bashku për një farë kohe. Herët ose vonë rrugët e tyre ndahen”. Politikanët që mendojnë se projekti i shtetësisë është një sport i personalizuar, që mund ta luash duke vënë në lojë aleatët strategjikë apo përmes flamur valvitjeve, në varësi të nevojave të ditës, duke shpërfillur dijen, historinë, traditën, mendimin kritik, thjeshtë gabojnë. Mirëpo gabimet në këtë proces janë si gabimet në shkencat e aplikuara. Ato është e vështirë t’i shlyesh.

Vështruar në këtë kontekst, Kosova ka nevojë për të rigjetur rrugën e vërtetë. Rifillimi i procesit të dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, imponon para së gjithash një analizë të esëllt të arritjeve dhe dështimeve në vite, sikundër përcaktimin e piketave të rëndësishme të së ardhmes, të cilat duhen trajtuar në mënyrë strategjike.

Zgjidhja përfundimtare kalon përmes një procesi që kërkon parime udhërrëfyese, objektiva të qarta dhe frymë besimi në negocimin mes palëve, pasi zgjidhja e një çështje apo mosmarrëveshje sjell në mënyrë të pashmangshme nevojën për të zgjidhur çështje të tjera. Për pasojë, të menduarit duhet të jetë afatgjatë dhe sistematik, bazuar në dijen e akumular nga zhvillimet gjatë dy dekadave të fundit.

Ushtrimi i suksesshëm i projektit të shtetësisë ndërkombëtare varet nga faktorë objektivë dhe subjektivë. Ndër faktorët kryesorë objektiv mund të përmendim mirëqëverisjen, ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe mbi të gjitha nëvojën për konsensus sa më të gjerë për drejtimet kryesore dhe parimet udhërrëfyese të këtij procesi. Proces, që kërkon disiplinë strategjike dhe politikbërje të shëndetshme.

Ndaj, sot nuk është koha për të vajtuar, as për t’u viktimizuar, por për të rigjetur rrugën e vërtetë./Koha Ditore

Next Post
Ja si do sillen shenjat ditën e nesërme, 16 Qershor

Horoskopi/Ja si do të sillen shenjat ditën e dielë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In