Gazment Bardhi ka reaguar për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani, duke thënë se ndarja e tij nga jeta është një ditë zie për familjen e demokratëve.
Sipas Bardhit, vdekja e parakohshme e tij i ka tronditur të gjithë, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes.
“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Bardhi.
O Bardhi ,faqezi Sa qe gjallë,s,le fjalë pa e sharë.I pafytyrë