• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Ditë të zeza’ për oligarkët rusë, francezët bllokojnë “Dashurinë e Vërtetë” të kreut të naftës ruse

by A R
03/03/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijojnë ditët e “vështira” për oligarkët rusë. Sulmi i Moskës në Ukrainë ka sjellë ndër të tjerat sanksione të aseteve që miliarderët afër Vladimir Putin kanë në Perëndim.

Pas sekuestrimit të jahtit 600 milionë dollarësh nga autoritetet gjermane në pronësi të oligarkut Usmanov, sot është radha e autoriteteve franceze, që kanë bllokuar një tjetër perlë të teknologjisë detare, në pronësi të atij që sipas disave ka gjasa të jetë njeriu më i pushtetshëm në Moskë, normalisht  pas Putin.

Bëhet fjalë për “carin” e naftës ruse, CEO dhe president i Rosneft, ai Igor Sechin që ka ndjekur Putin në gjithë karrierën e tij politike.

I lindur në Leningrad, sot Shën Petersburg, si Putin, zyrtarisht deri në rënien e Bashkimit Sovjetik si profesion kishte atë të përkthyesit nga frëngjishtja dhe portugalishtja, që i ka shërbyer shumë në misionet e tij të shpeshta në Mozambik. Një “karrierë” e afërt me atë të Putin në Gjermani, aq sa shumë mendojnë se ai është në fakt “dora” e vërtetë e ish-KGB-së në politikën ruse.

Shef i kabinetit i Putin kur ai ishte thjesht kryebashkiaku i Shën Petersburgut, Sechin e ndoqi atë gjatë gjithë ngjitjes politike deri në postin më të lartë në Kremlin, duke mbajtur vetë edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Por pushtetin e tij të vërtetë, si dhe pasurinë e frikshme, Sechin e ka arritur me drejtimin  e kompanisë shtetërore të naftës Rosneft, veçanërisht pasi kjo kompani “përpiu” edhe asetet Yukos, ish-kompanisë së oligarkut kritik ndaj Putin, Mikhail Khodorkovsky, i burgosur nga viti 2003 deri në 2013.

Jahti i sekuestruar nga francezët ka një histori interesante. Emri i tij fillestar ka qenë Princess Olga, emri  gruas së tij të dytë Olga Rozhnikova. Por kur Olga në vitin 2017 vendosi të ndahet nga miliarderi, ai ndërroi emrin në True Love, pra “dashuri e vërtetë”.

/a.r

Next Post
“Nga vrasja e Zelenskyt, te rënia e Putinit”, BBC: 5 skenarët si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

"Nga vrasja e Zelenskyt, te rënia e Putinit", BBC: 5 skenarët si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In