• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditë reflektimi për ligjvënësit shqiptarë”/ Ruçi: Reforma në drejtësi, e pakthyeshme dhe e papengueshme!

by
10/05/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, me një mesazh për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, shkruan se kjo duhet të jetë një ditë reflektimi për ligjvënësit shqiptarë. Duke e vënë theksin te Reforma në Drejtësi, Ruçi thotë se ajo është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

“Dita Kombëtare e Drejtësisë është ditë reflektimi, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë ligjvënësit shqiptarë, madje për të gjithë qytetarët. Këtë vit, kjo Ditë kujtohet me një bilanc të shtuar në zbatimin e reformës në drejtësi, avancimin e vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit. Gjatë kësaj legjislature dëshmuam se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

Si Kryetar i Kuvendit, ndjehem krenar që Kuvendi përmbushi angazhimin e marrë para qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtare dhe Gjykata Kushtetuese u bë funksionale brenda vitit 2020,  ndërsa Gjykata e Lartë po rindërtohet dhe plotësohet me ritme të shpejta. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë po me këtë vizion dhe po me këtë vendosmëri për të kontribuar në misionin për ndërtimin e një sistemi drejtësie, busulla e të cilit është shteti i së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe e të drejtave e lirive të qytetarëve”, shkruan Ruçi./ b.h

 

Next Post
Pas takimit me Von der Leyen, Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së!

Pas takimit me Von der Leyen, Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In