Ambasada e SHBA ka publikuar foto nga ekipet që prej mëngjesit të ditës së sotme kanë dalë në terren për të monitoruar procesin e votimit dhe numërimit në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada amerikane njofton se ekipet tashmë janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri! Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj!”, shkruan në postim./ b.h











