• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditë Botërore Kundër Duhanit, Manastirliu: Askush të mos abuzojë me ligjin, forcojmë masat kundër duhanpirjes

by Java News
31/05/2019 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Produktet novatore të duhanit që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar dhe që kanë qenë tërësisht të parregulluara, si cigarja elektronike dhe duhani me ngrohje do të konsiderohen produkte duhani dhe do të trajtohen si të tilla. Jemi të vendosur për të dekurajuar përdorimin e duhanit në çdo formë”.

Në ditën Botërore kundër Duhanit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se së shpejti do të miratohen në Kuvend ndryshimet e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë në ligjin ‘Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit’, për forcimin e masave kundër duhanpirjes në ambientet e mbyllura.

“Me anë të këtyre ndryshimeve ligjore forcojmë më tej masat kundër duhanpirjes, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Manastirliu.

Më konkretisht, nëse një subjekt shkel dy herë rresht brenda dy muajve ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës dhe i pezullohet aktiviteti.

“Në frymën e Direktivës së BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit, me ndryshimet e pritshme ligjore, do të ndalohet duhanpirja në ambientet e mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile. Gjithashtu do të largohen nga tregu paketat me 10 cigare si dhe cigarette me shije karakteristike. Me anë të këtyra masave synojmë të mbrojmë të rinjtë dhe adoleshentët nga këto produkte që kanë shkallë të lartë varësie”, tha Ministrja.

Duke theksuar se Progres Raporti i fundit i Këshillit të Europës, vlerëson zbatimin e ligjit anti-duhan në Shqipëri, Manastirliu theksoi se ndryshimet ligjore që po ndërmerren janë tërësisht në funksion të shëndetit të popullatës, nisur nga fakti se duhanpirja është një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale.

31 Maji është Dita Botërore kundër Duhanpirjes dhe slogani i këtij viti është  “Duhani dhe shëndeti i mushkërive”,  nisur dhe nga fakti se 2/3 e rasteve me kancer mushkërie shkaktohen nga duhanpirja.

Studimi i fundit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri tregon tendencën e uljes së numrit të konsumatorëve të duhanit në vend. Pirja e cigareve është ulur nga 43% në 35% te meshkujt e moshës 15-49 vjeç në 10 vjeçarin e fundit, ndërkohë që vijon të ngelet e ulët te femrat. Shqipëria është renditur 7 vende më lart sipas raportit Bloomberg për përmirësimin e treguesve shëndetësore, ku një nga indikatorët me të cilët është llogaritur është dhe niveli i duhanpirjes.

Megjithatë, vendi ynë vijon të ketë konsum të lartë të duhanit, pasi 2 në 5 meshkuj të moshës mbi 15 vjeç dhe 1 ne 17 gra mbi 15 vjeç janë duhanpirës.

Gjatë vitit të fundit, strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet për duhanpirjen në ambientet e mbyllura, ku përvec kontrolleve rutinë është aktivizuar Task-Forca për ndalimin e duhanpirjes. Vetëm gjatë 5 muajve të parë 2019, janë gjobitur 265 subjekte, nga 136 që u ndëshkuan për thyerje të ligjit gjatë vitit 2018.

g.kosovari

Next Post
U kap me shkelje nga Vettingu, dënohet ish-gjyqtari Admir Thanza

U kap me shkelje nga Vettingu, dënohet ish-gjyqtari Admir Thanza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In