• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ditari seksual i vajzës hebreje të izoluar në kamp përqendrimi

by A R
16/05/2018 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botohen shënime  të panjohura të ditarit të  Anne Frank, ku ajo shfaq mendimet e saj “të pista” për seksin, dhe lakuriqësinë.

Siç është e njohur, ditari i vajzës hebreje, është shkruar gjatë kohës që ajo qëndronte e fshehur nga nazistët dhe u botua pas vdekjes së saj në fund të luftës.

BBC thotë se këto dy faqe ishin të ngjitura me një letër me ngjyrë kafe, me sa duket për t’i mbajtur të fshehura nga prindërit.

Megjithatë, teknikat e reja të imazhit u kanë mundësuar hulumtuesve t’i lexojnë ato.

Këto dy faqe janë shkruar më 28 shtator, 1942, jo shumë kohë pasi 13 vjeçarja Anne Frank u fsheh bashkë me  familjen e saj për t’i shpëtuar persekutimit, shkruan Respublica.

“Unë do t’i përdor këto faqe për të shkruajtur mendimet e mia “të pista”, thuhet në një prej tyre.

Pastaj shton disa rreshta mbi nevojën për të folur mbi edukimin seksual, duke imagjinuar se për këtë duhet të flasë  me dikë tjetër, siç ka bërë babai i saj kur i ka folur për prostitutat.

“Ana Frank shkruan në lidhje me seksualitetin me një mënyrë çarmatosëse”, thotë Ronald Leopold nga Muzeu i Amsterdamit.

“Ashtu si çdo adoleshente, ajo është kurioze për këtë temë.  Janë  shaka klasike të fëmijëve në rritje.

Ato tregojnë se Anna, me të gjitha ishte një vajzë normale”.

Një nga shakatë e saj është është:

“A e dini pse vajzat gjermane të Wehrmacht janë në Holandë? Për të shërbyer si dyshekë për ushtarët”.

Kjo nuk është hera e parë që e reja hebreje shkruan në lidhje me seksin.

Ajo ka shkruar edhe batuta të tjera që kishte dëgjuar në shtëpinë ku qëndronte e fshehur, por ka  dhe tekste për periodat dhe seksualitetin e saj.

Anne Frank ishte  fshehur me familjen e saj më 5 korrik, 1942, gati një muaj pasi kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të 13-të  një ditar.

Ajo jetoi e fshehur me familjen dhe miqtë e saj, deri në zbulimin nga nazistët  dy vjet më vonë.

Ana Frank vdiq në kampin e përqendrimit nazist në vitin 1945, dhe ishte  babai i saj, i cili ishte vetmi i mbijetuar i familjes që botoi ditarin e saj në vitin 1947./a.m.

Next Post
Në prag të OSCAR/ Këto janë disa kuriozitete për 90 vjetorin e çmimeve

Si sot, më 16 maj, u dha Oskari i parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In