• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ditari sekret i Enverit, ja si i etiketonte Kadarenë dhe Ramiz Alinë

by A R
06/05/2016 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet pas 41 vitesh ditari sekret i Enver Hoxhës me shënime për poezinë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” të Ismail Kadaresë, i cili do të jetë pjesë e librit “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave” të gazetarit Dashnor Kaloçi, studiuesit të njohur të arkivave të periudhës së komunizmit.

Libri që pritet të dalë së shpejti në qarkullim me mbështetjen e UET PRESS, do të botohet edhe në Angli e më pas në Francë, me një parathënie të gjatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare. Shënimet e Enverit në ditarin e tij personal të datës 20 tetor 1975, dëshmojnë se ai ka shpërthyer tejet i egërsuar ndaj Ramizit, që kishte pëlqyer poezinë e Kadaresë dhe fjalori banal plot sharje e akuza nga më të rëndat ndaj autorit, për të cilin shprehet:

“Është e qartë, Kadare është kundërrevolucionar dhe me atë poezi denigruese e sabotuese, maskon punën armiqësore…”! Si dhe letra e Mehmet Shehut, ku i lutet Enverit që ta falë shkrimtarin, duke i kujtuar se ai nga origjina familjare nuk është armik… Dokumenti që po botojmë më poshtë, është pjesë e ditarit personal e sekret të Enver Hoxhës dhe bëhet publik për herë të parë pas plot 41 vjetësh.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkrimtarit Ismail Kadare me udhëheqësin komunist që në gjallje të tij, diskutimet, përfoljet dhe spekulimet e shumta që janë bërë e vazhdojnë të bëhen ende, si dhe disa debate apo replika në distancë të tij (Kadaresë), me të venë e diktatorit (Nexhmije Hoxhën), lidhur edhe me dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, që zonja Hoxha disa vite me parë nuk pranonte t’ia kthente autorit -mendojmë se ky dokument është një nga më të rëndësishmit të të gjithë kapitujve të librit.

Kjo edhe për faktin se ai hedh dritë jo vetëm mbi raportet e shkrimtarit të njohur me udhëheqësin komunist, apo situatat tepër të vështira e mjaft kritike ku është gjendur shkrimtari Ismail Kadare asokohe, por tregon qartazi se si ka funksionuar parimisht mekanizmi, apo thënë më qartë, linja zyrtare mes tyre.

Po kështu, mendojmë se rëndësinë këtij dokumenti ia shton edhe fakti se për poezinë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshe “Pashallarët e kuq”, ka pasur një debat të madh në marsin e vitit 2002, kur drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, në atë kohë, prof. dr. Shaban Sinani, gjeti dhe dha për botim te “Gazeta Shqiptare” (me kërkesën e kësaj të fundit), poezinë e plotë, e cila deri në atë kohë kishte qenë krejt e panjohur. Debat i cili zgjati jo pak dhe u ndez edhe më shumë nga shkrimet apo intervistat në shtyp të disa aktorëve që ishin marrë me problemin në fjalë, si ish-redaktori Duro Mustafaj etj., tashmë është i njohur edhe nga libri i profesor Sinanit, “Një dosje për Kadarenë”, i botuar në dy vëllime në vitin 2005.

Dhe në ketë kuadër, publikimi i ditarit të Enver Hoxhës për “Pashallarët e kuq”, në njëfarë mënyrë e mbyll deri diku “qarkun” e atij debati të hapur plot 14 vite më parë, por edhe mund ta hapë përsëri atë… Pas kësaj paranteze të gjatë që bëmë për të sjellë në kohë, apo më saktë për lidhur publikimin e poezisë për herë të parë në vitin 2002 me ditarin e Enver Hoxhës që po publikojmë tani, kthehemi te dokumenti në fjalë.

Kështu, në shënimet e tij të datës 20 tetor të vitit 1975, udhëheqësi komunist ka shkruar plot 11 faqe të ditarit, lidhur me poezinë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, poezi të cilën del se atij ia ka dhënë Ramiz Alia, për t’i marrë aprovimin për botimin e saj.

Kjo pjesë e ditarit është e shtypur me makinë shkrimi dhe në mjaft vende aty ka shënime me laps, të cilat janë bërë për të rregulluar apo korrigjuar disa nga falët apo fjalitë e shkruara në ato faqe ditari. Nga shkrimi, duket qartë se ai nuk është korrigjuar nga vetë Enveri, por ndoshta nga shefi i kabinetit të tij (Haxhi Kroj), apo ndoshta dhe nga Nexhmija.

(panorama / a.r)

Next Post

Shullazi u la në burg nga frika se mos arratisej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In