• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DITARI i karantinës: Beteja e humbur me babain!

by Mero Baze
15/03/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Babai ka dalë përsëri sot në rrugë.

Herën e fundit që bëmë debat për këtë gjë, mendova se e tremba mjaftueshëm.

I thashë se ka urdhëruar qeveria, që pleqtë mbi 90 vjeç, që vdesin nga koronavirusi, nuk varrosen, por digjen me gëlqere.

Më pa me dyshim, pastaj mërmëriti diçka kundër Edi Ramës.

-E bën ai, i çmendur është, tha.

Sot kishte dalë përsëri. Kishte shkuar para kafenesë së tij. E kishte gjetur mbyllur. Ishte ulur jashtë rreth gjysëm ore dhe ishte kthyer.

Motra që kujdeset për të, është në panik të përhershëm. Është zhvendosur e jeton në katin e dytë të shtëpisë, që të shmangë sherrin e pandërprerë me të, nën arsyetimin se “ajo” po përpiqet t’i kontrollojë jetën.

I zbret ushqimin dhe e ndihmon vetëm kur ka nevojë. Natyrisht, pastron dhe shtëpinë.

Javën që shkoi, kur masat ishin ende të lehta dhe unë po i bëja moral për rrezikun e daljes në rrugë, më shikonte i xhindosur. Por nuk bënte komente. Më së shumti e merrte si komplot kundër tij.

Unë vazhdova i flisja për rrezikun e epidemisë. I tregoja që nuk është si gripi, nuk është si diabeti që ai ka prej 30 vjetësh, nuk është si reumatizma, është diçka e panjohur për të gjithë.

-Për ty po, tha. E di unë çështë kjo. Kjo na ka ngrënë disa herë ne. Po këtë radhë duket kot.

Dhe më tregoi diçka që se kisha mësuar kurrë prej tij, dhe ndoshta nuk do ma thoshte para se të ikte nga kjo botë, sikur të mos ishte epidemia.

Gjithmonë kisha pasur dyshimin pse babai im, i lindur në vitet ‘20, është djalë i vetëm. Në ato kohë ishte modë mbi 6 fëmijë.

-Më kanë vdekur tre vëllezër mua nga kjo që thua ti, si ja thua emrin… I thoshin gripi spanjoll atëhere. Ishte dhe kohë e grekut të parë (Lufta e Parë Botërore).

Ma ka treguar babai. Kishin lëvizur si refugjatë lufte dhe i shoi të gjithë. I zinte barku dhe vdisnin duke u kapur pas xanave (gjineshtra). U kthyen në shtëpi me djepe bosh. Pastaj lindëm ne të tjerët, unë dhe motrat.

Se kisha dëgjuar kurrë këtë histori. Në shtëpi prindërit e mi nuk flasin kurrë për fatkeqësitë e jetës së tyre. Sa herë i pyet, aq të vdekur të tregojnë, por nuk i kanë më pjesë të jetës së tyre.

Dhe mendova se mërzitja e tij me mua, që i kujtoja vdekjen e mundshme nga koronavirusi, vinte ngaqë tre vëllezërit ja paska marrë gripi spanjoll.

Por ishte diçka dhe më tragjike.

-Pas 40-ës (pas vitit 40) vdiq dhe mëma ime, tha. Atë se morëm vesh çfarë kishte, por na tha doktori ka sëmundje ngjitëse, duhet të izolohet. E futëm në një dhomë jashtë shtëpisë dhe ja hidhnim bukën nga dritarja, tre muaj. Nga jashtë hidhnim gëlqere të saposhuar. Derisa vdiq.

Unë mendoja se gjyshja kishte vdekur nga mosha natyrale. Tregimi i tij, gëlqerja që unë i përmenda për ta trembur në fillim dhe rrëfimi i tij për vdekjen e vëllezërve dhe nënës, ishin një përzierje, që të sillte lotët në fyt.

Mi tregoi këto gjithë inat, pa asnjë emocion, sikur donte të më thoshte, se ky virusi që thua ti është “pesë me hiç”. Dhe u ngrit të dilte prapë jashtë, nga inati im.

Nuk kisha fuqi ta ndalja. E lashë të dilte deri në oborr dhe nxitova para tij, dhe mbylla derën e jashtme me takt.

Sot në mëngjes, zilja e tij më zgjoi në orën 4 të mëngjesit. Ngriva kur pashë emrin në telefon dhe nuk guxoja ta hapja. Diçka duhet të kishte ndodhur. E hapa, por ai e mbylli. Pastaj i rashë disa herë dhe ai e mbyllte.

Më doli gjumi. U bëra esëll. Mora motrën. E pyeta nëse mund të shkojë tek dhoma e tij, ta shikojë si është.

Kur shkoi, e gjeti duke lozur me telefonin.

-Çfarë ke, pse i ke rënë telefonit, e pyeti ajo?

-Jo mo, si kam rënë, por dua të shikoj orën në telefon sa është. Qenka akoma herët. Ngelëm brenda, i tha. Bëhej fjalë për orën 4 të mëngjesit.

Motra më mori duke qeshur të më qetësonte. Në fakt nuk flija dot më.

Por isha i sigurtë që ai do dilte përsëri. I duket si një shenjë nga Zoti, dërguar nga vëllezërit e tij që si ka njohur, dhe nënën me të cilën është ndarë nga jeta pa e përqafuar. Dhe sa kishte zbardhur dita kishte hapur derën përsëri.

Jemi të gjithë të dorëzuar para tij. Nuk di  çfarë të shpik që të rrijë brenda, por e ndiej se ai duket sikur ka rastin të flasë me ata që i ikën nga jeta pa i parë. Me ata që i kanë vdekur vetëm.

I duket sikur po e presin dhe bezdiset nga kujdesi ynë, që në fakt i duket si një dënim me vdekje, që ja mbajmë fshehur. Dhe duket sikur e refuzon atë. Refuzon të duket si barrë për të tjerët.

E shikoj se flet me vete, më shumë se çdo herë tjetër. Se di me kë flet. Më shkojnë mornica kur mendoj se atij i është mbushur mendja që sipas traditës, njerëzit e kësaj shtëpie vdesin nga këto sëmundjet ngjitëse, siç u thotë ai me qesëndi. Ndërsa ne kemi hall, pse na del nga porta pa leje, sikur do t’i dalë virusit përpara e t’i bjerë me shkop, mos të vijë më tek ne.

Next Post
Basha jep këshilla nga karantina: Qeveria të rishikojë buxhetin sa nuk është vonë!

Basha jep këshilla nga karantina: Qeveria të rishikojë buxhetin sa nuk është vonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In