Një impuls i rrymave ajrore të ftohta nga Europa veriore po zbret drejt Mesdheut ku presim ndryshime në kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.
E Diel , 24 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare reshje shiu me rrebeshe në zonën veriore dhe veriperëndimore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/15°C
– Zonat e ulëta 6/18°C
– Zonat bregdetare 10/20°C
Kosovë
Kosova për dt. 24 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 8°C në mëngjes deri në 14°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë , 25 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare reshje shiu me rrebeshe dhe reshje bore në zonën verilindore në pjesën. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/11°C
– Zonat e ulëta 8/16°C
– Zonat bregdetare 10/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari