Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se “Dita pa makina” në kryeqytet që u ndërmor sot do të vijojë. Në fjalën e tij për mediat, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pas suksesit që pati ditën e sotme kjo ditë, ajo do të përsëritet edhe më 17 Nëntor, ditën e çlirimit të Tiranës.
Veliaj tha se Bashkia po punon për organizimin e një tjetër dite si kjo në mënyrë, që Tirana të jetë sa më shumë e qytetarëve dhe veçanërisht e fëmijëve.
“Nëse për 364 ditë Tirana është e të rriturve, të paktën një ditë ajo është mirë të jetë e fëmijëve. Siç e shihni të gjithë janë të lumtur. Ne si Bashki kemi vendosur që këtë traditë ta vijojmë edhe në vazhdim. Po punojmë për një tjetër ditë pa makina, më 17 Nëntor, ditën e çlirimit të Tiranës.” theksoi në fjalën e tij Veliaj.
Kryebashkiaku e mbylli fjalën e tij duke nënvizuar edhe pastërtinë e ajrit në një ditë pa makina, të cilën tha se Bashkia do ta monitorojë dhe do ta ketë në vëmendje.