Edhe Tirana është zgjuar sot pa makina, kjo nuk i ka shpëtuar një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit. Një automjet ka përplasur dy persona që lëviznin me biçikleta.
Aksidenti ka ndodhur pranë Bankës së Shqipërisë. Nga të dhënat e para mësohet se automjeti ka shkelur rregullin që i ndalon automjetet të lëvizin sot brenda “unazës së vogël”, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe përplasjen. Por fatmirësisht të lënduarit nuk kanë probleme të rënda, ndërsa identiteti i drejtuesit të mjetit ende nuk bëhet i ditur.









