Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Kjo javë nis me mot të kthjellët, i cili do të alternohet me vranësira të herëpashershme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shtohen gjatë pjesë së dytë të ditës ku nuk përjashtohet edhe mundësia e reshjeve të shiut. Madje në zonat malore parashikohen edhe shtrëngata.
Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 12 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat bregdetare deri në 27 gradë në vlerat e tyre maksimale, në zonat malore./a.m.