• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Ndërkombëtare e Xhazit: Maratonë ritmi Tiranë-Shkodër

by Aalison Pearse Stevens
25/04/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka maratona vrapimi, ka po ashtu maratona ecjeje sportive… por a do ta kishit menduar si mund të ishte një maratonë kalamendjeje, nga ajo që do ju bënte të lëkundeshit nën ritmet e muzikës deri në vijën e finishit?! Më 30 Prill vjen një e tillë, e para e këtij lloji në Shqipëri, e cila nis në Tiranë e përfundon në qytetin e Shkodrës, e pagëzuar si “Swing Marathon” nga organizatorët e saj, anëtarët e “Hemingway Fan Club Albania”. 

Vajza me fustane të shkurtra, me thekë, vargje të gjata perlash, cigare me pipë, doreza deri në bërryla, flokë të shkurtër me ondulacione, kordele prej dantellash në kokë, kapele kasketë dhe një grim dramatik me buzë të lyera në nuanca të errëta dhe djem e burra me kapele shapkë, pantallona teritali deri në kavilje, që mbahen pas tirandave apo këpucë me lustër, kostume klasike me xhaketa dopiopetë dhe kapele republike, ndërsa e gjithë tabloja gjallohet nga tingujt improvizues të xhazit. Duket si një prej skenave të filmit “The Great Gatsby” , ku imagjinatës i mvishet edhe një pamje në nuancë sepie , për t’i dhënë atmosferës ngjyrat e retrospektivës. Një udhëtim i gjatë që i lakon jo kufijtë hapësinorë, por kapërcen edhe dimensionin kohor për t’u ndalur atje ku lulëzonte muzika xhaz… Në Amerikën e viteve ’30.

Është kjo ideja e “Swing Marathon” – një maratonë ndryshe nga të tjerat, që i bën të gjithë pjesëmarrësit të lëkunden nën ritmet e muzikës Swing , drejt e në vijën e finishit.

30 Prilli është dita ku e gjithë bota kremton magjinë e xhazit. Për herë të parë, kësaj feste i bashkohet edhe Shqipëria, me një maratonë 12-orëshe aktivitetesh, që nis nga Tirana e mbyllet në Shkodër. Një nismë e Hemingway Fan Club Albania, që ka menduar të sjellë një atmosferë retrospektive me shije vintage.

Është e para herë që organizohet një festë e tillë, të thonë organizatorët, ndërsa po i japin dorën e fundit organizmit të këtyre festimeve që do të përfshijnë të gjithë pjesëmarrësit.

Kanë vendosur ta kremtojnë këtë edicion të parë të këtij festivali, që më shumë sesa festival është një festë e të gjithëve me muzikën Swing, një rrymë e xhazit e zhvilluar në fillim të viteve ’30 , e cila përdor ritme më të forta dhe përfshin instrumente tunxhi si trumbeta , tromboni, saksofoni, klarineta apo edhe harqe si violina e kitara, duke e bërë muzikën të gëzueshme dhe çka është më e bukura, e bën këtë muzikë lehtësisht vallëzuese…

Ndaj, kjo maratonë do të jetë e tillë, një maratonë vallëzimi, ku muzika nuk do të pushojë asnjë minutë gjatë ditës.

Koha do të rrjedhë së prapthi për këdo që i bashkohet kësaj feste dhe për të ruajtur shijen vintagesi në skenat e filmave të viteve ’30 – edhe mjetet e transportit do të jenë të njëherë e një kohe. Për një ditë teknologjia nuk do të bëjë punë, por të gjithë do i drejtohen shpikjes më të madhe të asaj epoke ku lulëzonte xhazi… treni i fundit drejt Shkodrës bën thirrjen e tij paraditen e 30 prillit, ku në vagonët e malluar për pasagjerë (tashmë treni ka mbetur si një relikte e së shkuarës e rrallë, opsion i parë për udhëtime brenda vendit) festuesit e veshur sipas modës së shekullit të shkuar do të kenë mundësi të shijojnë tingujt e muzikës së improvizuar nga bandat e ftuara enkas për këtë ditë. Një grup balerinësh profesionistë madje do të jenë aty jo vetëm për të performuar, por edhe për të rrëmbyer publikun në ritmet Swing.

Në Shkodrën ku gjurmët e arkitekturës italiane të viteve ’30 janë më të forta se në çdo qytet tjetër, festa do të bëhet edhe më elektrizuese. Njerëz në rrugë me biçikleta, muzikë për të gjithë nën përskuqjen e perëndimit dhe një mbrëmje elegante në skenën e teatrit “Migjeni”.

Në një maratonë Swing-u, kampionët e vërtetë janë ata, instrumentistët e ftuar për t’i dhënë prekjen magjike kësaj dite. Në trombë dhe vokal Michael Supnick, një prej artistëve kryesor të New Orleans jazz, lider i bandës a Sweetwater Jazz Band, themeluar prej tij në vitin 1996. Ai është tromba në muzikën e Ennio Morricone-s në filmin e famshëm “Legjenda e Pianistit mbi oqean” si edhe tromba në filmin “Forever Blues” të Franco Nero-s.

I bashkëngjiten kësaj feste në saksofon dhe zë tenor, italiani Giorgio Cuscito, një prej eksponentëve më të njohur të xhazit italian, në pianoforte Luca Filastro, i cili xhazin e ka zbuluar qysh në moshën 5–vjeçare. Në kontrabas vjen Giuseppe Talone, shoqëruar në bateri nga Alberto Botta. Të tjera banda shqiptare dhe Dj do i bashkohen interpretimit të muzikës jazz në një mbrëmje që do e mbajë adrenalinën gjatë nën qiellin me yjet të fundprillit, në tarracën e teatrit “Migjeni” dhe pasmesnata i pret maratonomakët e swing-ut , drejt Tiranës.

Ata që duan t’i bashkohen këtij evenimenti që synon të kthehet në traditë do të munden t’i gjejnë biletat në “Hemingway Bar” në kryeqytet , pa harruar edhe veshjen që do i bënte të ngjanin si aktorë të “The Great Gatsby”–it.

Atje në shtetin mëmë, ku ka lindur xhazi, Dita Ndërkombëtare e tij këtë vit do të kremtohet në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barack Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama, si mikpritësit e një feste ku të ftuar janë yje të xhazit, si: Aretha Franklin, Herbie Hancock, Sting dhe shumë të tjerë.

Përtej oqeanesh, në Shqipërinë që xhazin e ka kremtuar me evenimente të vogla, kjo maratonë shënon gurin e themelit për një festival ndërkombëtar xhazi në të ardhmen.

Çdo njeri dëshiron një kuptim. Çdo njeri ka nevojë të dashurojë e të dashurohet. Çdo njeri ka nevojë të përplasë duart dhe të jetë i lumtur. Çdo njeri mallohet për besim. Në muzikë, sidomos në këtë kategori të gjerë të quajtur xhaz , ka një gur themeli drejt të gjitha këtyre…thoshte Martin Luther King, Jr, dikur.

Për t’i gjetur këto mjaftojnë një varg perlash, një dantellë në kokë, një palë tiranda dhe shumë dashuri për muzikën…atë që shpirti e improvizon e pagëzuar me emrin xhaz.

Next Post

4 milionë euro shpenzime për sinjalistikën në Tiranë-Durrës e Kashar-Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In