• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Holokaustit, MPJ: “Kujto tjetrin, kujto veten!”

by Java News
31/01/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton tradicionale “Kujto tjetrin, kujto veten”, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi aktivitetin përkujtues për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Ky aktivitet, solli bashkë përfaqësues të institucioneve qëndrore, përfaqësuesit e agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe Koordinatorin Rezident, përfaqësues të Këshillit të Evropës, trupit diplomatik në Tiranë, pjesëtarë të familjeve që kanë kontribuar në shpëtimin e hebrenjve si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën dhe ata që i mbijetuan Holokaustit.

Zëvendësministrja Artemis Malo, në fjalën e saj u shpreh se “jo pa qëllim, është përzgjedhur “Bunk’Art” për përkujtimin e Ditës së Holokaustit, hyrja e të cilit është inspiruar nga Yad Vashem në Izrael. Vuajtja, humbja e jetëve dhe përdhosja e dinjitetit nga regjime totalitare, është njëkohësisht dhe fija lidhëse që bën bashkë popujt për t’iu kundërvënë të keqes, për të ndërgjegjësuar brezat e rinj mbi historinë dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen”. Sipas Zëvendësministers Malo, “Kujto tjetrin, kujto veten” është motoja jonë, e cila tenton të hedhë dritë edhe mbi qëndrimin monumental që mbajtën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore duke strehuar dhe mbrojtur popullatat hebrenje që persekutoheshin e përndiqeshin deri në kufijtë e të pabesueshmes”. “Ne shqiptarët, përgjatë shekullit të kaluar mund të mos kemi kontribuar shumë në shkencën dhe teknologjinë globale, por ne, muslimanë e të krishterë, kemi dhënë një kontribut të pamatshëm në ruajtjen e humanitetit dhe vlerave njerëzore”, u shpreh ajo.

Koordinatori  i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams, në fjalën e tij, theksoi vlerat pozitive të shqiptarëve dhe veçanërisht solidaritetin human të tyre në lidhje me persekutimin hebre, shembuj historikë që sot kanë nevojë ashtu si dje të sillen në vëmendjen e publikut.  “Shqipëria ka një histori shumë të bukur për ta ndarë me botën pasi gjatë periudhës së Holokaustit, shqiptarët qëndruan krah për krah me hebrenjtë e persekutuar në Europë. Shqipëra është i vetmi vend në të cilin, popullata hebreje gjatë Holokaustit u rrit, për shkak të miqësisë e kurajos që treguan shqiptarët”, tha ai.

Zëvendës Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Liora Peleg, u shpreh shumë e emocionuar dhe falënderoi popullin shqiptar për kontributin madhor të treguar në ruajtjen e humanizmit kundër regjimeve totalitare.

Gjithashtu historiani dhe hulumtuesi, Profesor Andi Pinari, nëpërmjet shembujve historikë rrëfeu rrugën dhe kalvarin që ndoqën hebrenjtë nëpër Shqipëri, shpëtimi i të cilëve në gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk është rasti parë historik i pikëtakimit mes dy popujve. Në mbyllje të akivitetit, Rexhep Hoxha, pjestar i njërës prej familjeve që ka strehuar hebrenjtë, përmes emocioneve të përjetuara, falënderoi organizatorët për eventin dhe risjelljen në kujtesë të historisë.

/a.meta

 

Next Post
Raporti/ Një i burgosur i kushtoi shtetit shqiptar 539 euro në muaj gjatë vitit 2017

EMRI/ SHKBB ndalon stomatologun e IEVP Peqin, futi sende të ndaluara në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In