• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, OSBE: 6 000 njerëz të varrosur në varre pa emër

by
01/09/2015 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tepelene3Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, mori pjesë sot në veprimtarinë e organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në ish-kampin e Tepelenës.

Në mjediset e ish-kampit, ku u internuan mbi 3 mijë familjarë të kundërshtarëve politikë të regjimit, u vendos një pllakë përkujtimore në nderim të personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist dhe u diskutuan angazhimet e marra në lidhje me këtë çështje.

Tepelene1“Kemi detyrimin të kujtojmë rreth 6 000 njerëz të varrosur në varre pa emër, në mbarë Shqipërinë, gjatë periudhës komuniste. Është e rëndësishme që të gjenden këta persona të zhdukur dhe të përpiqemi të zbulojmë të vërtetën e plotë, si për hir të familjarëve të tyre, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi”, tha Wilton. Ai nxiti autoritetet shqiptare që të punojnë me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Wilton tha se çështja e personave të zhdukur duhet të trajtohet me ndjeshmëri dhe përkushtim, si pjesë e një procesi më të gjerë për trajtimin e trashëgimisë që la regjimi komunist. Ai përshëndeti nismat për të shndërruar disa objekte të komunizmit në objekte përkujtimore, si “Shtëpia e Gjetheve” në Tiranë apo Burgu i Spaçit dhe shtoi se Prezenca e OSBE-së po jep këshillim dhe ekspertizë për nismat që nxisin hapjen e drejtë dhe transparente të dosjeve të ish-Sigurimit, si edhe po mbështet dëmshpërblimin e drejtë të të përndjekurve të regjimit.

“Përballja me të kaluarën komuniste shërben për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Kjo është një çështje sa shoqërore, aq edhe thellësisht personale, jo vetëm për të mbijetuarit e kampeve si ky i Tepelenës dhe për familjarët e të zhdukurve, por për të gjithë shqiptarët,” tha ai.

 

Next Post

Orgji, drogë dhe seks me politikanët: Mirësevini në Mikonos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In