• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita ndërkombëtare e Demokracisë, ditë e zakonshme sherri parlamentar (kronologji)

by Ben Andoni
15/09/2016 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Askujt nuk i tha gjë sot në Shqipëri Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, pasi e gjithë dita ka qenë e mbushur me sherrin e zakonshëm parlamentar, ku shenjat e demokracisë janë ende të brishta në demokracinë e vetë ligjvënësve shqiptarë. Ndërsa, në të gjithë botën, përveç pak vendeve ku futet dhe Shqipëria, punimet e parlamenteve përballen me incidente sporadike, tek ne sherret në parlament janë gati të përhershme dhe të dhunshme. Aqsa njerëzit e dinë se cili bokson më mirë, kush godet dhe kush fyen, galerinë e të sharave dhe nofkat, pseudonimet e spiunëve e kështu me radhë. Komandanti i grupit special që merret me mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, duhet ta ketë me kohë si ditë të mallkuar të enjten e çdo jave.

15 Shtatori njihet si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, pas përcaktimit të saj nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me qëllimin për ruajtjen dhe promovimin e principeve të demokracisë kudo në botë. Bukur deri këtu, por mbase jo për një demokraci si kjo e jona.

Gjithsesi, Avokati i Popullit, Igi Totozani ishte i vetmi që gjeti kohë të uronte për këtë ditë, e vendosur prej Kombeve të Bashkuara duke cilësuar se kjo ditë duhet për promovimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse, që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, akses për të gjithë në sistemin e Drejtësisë, si dhe ndërtojnë institucione  efektive, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet.

Në fakt, demokracia në vendin tonë, paçka përparimeve përballet me probleme shumë të mëdha, që na tregon në nivel gati para-politik. Forcimi i shtetit të së drejtës, që mungon, lufta e zbehtë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe reformat ende të pambyllura në ekonomi, drejtësi, arsim, na tregojnë ende me shumë diferencë nga vendet e përparuara për të përqafuar parametrat e lartë demokratikë.

Por, pas viteve ’90, megjithë asistencën e madhe ndërkombëtare, shkallën e madhe të lirisë, parlamenti shqiptar ka kapur rekorde që do t’ia kishte zili edhe parlamenti më i shpartalluar në botë, sa i përket sherreve. Për këtë jemi realisht kampionë dhe këtë e përbën edhe përbërja e parlamentit që është plot me të fortë. Në të është qëlluar me armë, rrahur rregullisht, ofenduar, nëpërkëmbur shpesh kundërshtari, kurse mesazhet që i janë dhënë popullit kanë qenë shpesh e rregullisht të ulëta.

Demokracia në Shqipëri me sa duket do shumë e shumë kohë të jetë funksionale, sepse ajo që nuk funksionon është bash te logjika e ligjvënësve të vet. Ndaj, 15 Shtatori, ishte një ditë fare e zakonshme por jo në kujtim të Ditës së Demokracisë, por të sherrit të zakonshëm parlamentar.

Kronologji (Disa nga sherret parlamentare shqiptare)

 

 

Korrik-2016

Kryeministri, Edi Rama dhe ish-Kryeministri Sali Berisha janë përballur me një debat të gjatë në seancën e fundit të Parlamentit. Para marrjes së pushimeve, Berisha dhe Rama i treguan njëri-tjetrit burgun duke e lidhur këtë me Reformën në Drejtësi që u miratua seancën e kaluar.

Prill-2016

Sharje dhe grusht në parlament, kur Berisha i thotë Erion Braçes: ”Mbylle gojën o qen!” “Buçe, këlysh e qen”, përgjigjet Braçe. Seanca e parlamentit është tensionuar kur deputeti Erion Braçe ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha me fakte, sipas tij, ku drejtësia duhej ta fuste në burg Berishën. Në një moment Braçe i është drejtuar një deputete me ” buçe”, çka e tensionuar shume seancën. Nga salla Berisha ka ngritur treguar gishtin kundër Braçes dhe është ngritur nga vendi drejt deputetit Braçe. Por deputeti i PS-se i është drejtuar ish-kryeministrit me fjalët: ” Mos bej si qen!” Me vrap Edi Paloka ka shkuar për të goditur deputetin Braçe, por futet Garda menjëherë.

20160503114626778646

Dhjetor 2015

Berisha i turr deputetët Ramës dhe Foltorja e Parlamentit rrethohet nga punonjësit e Gardës.

Çdo gjë shkonte e qetë deri sa në sallë vjen ish-kryeministri Sali Berisha. Me ardhjen e Berishës në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe u përpoqën t’i ndërpresin fjalën Ramës me pretendimin se ai vetëm fyen. Ishte deputeti demokrat i Qarkut të Kukësit, Flamur Noka, që më shpejtësi iu drejtua Ramës për ta sulmuar. Në këtë seancë maratonë, u fol për një plan për të sulmuar fizikisht kryeministrin Edi Rama. Tensioni kulmoi kur Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit tha se ish-kryeministri Sali Berisha ishte një plak i ngordhur, ndërsa Jozefina Topalli ishte një spiune, me pseudonimin “Dizenjatorja”.

…

Tom Doshi rikthehet në Parlament pas ndalimit për dëshmi të rreme, pasi prokuroria e akuzoi se kishte bërë kallëzim të rremë duke akuzuar Ilir Metën për një atentat ndaj tij. Që në ditën e parë të rikthimit të tij në Parlament, Doshi nuk ka gjetur mikpritje në kolegët e tij, sidomos ata socialistë. Përplasjen më të fortë Doshi e pati me Erion Braçen të cilin dhe e ka ofenduar. “Përse s’flet ti ore legen”, i ka thënë Doshi Braçes. Por Braçe nuk i ka kthyer përgjigje dhe është ulur qetësisht në vendin e tij.

imagesKorrik 2014

Debatet e ashpra mes mazhorancës e opozitës kthehen në përleshje fizike në Kryesinë e Kuvendit, ku zhvillohej mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Një pyetje ironike e deputetit Gent Strazimiri, drejtuar ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, është bërë shkas që disa minuta më vonë jashtë ambienteve të Komisionit të Ligjeve të degjeneroj një konfrontim fizik mes ligjvënësve. Deputetët e mazhorancës Pirro Lutja, Xhemal Qefalija dhe Armando Prenga janë përplasur fizikisht me deputetin demokrat Gent Strazimiri, ku deputeti socialist i Lezhës Armando Prenga e ka qëlluar me grusht deputetin demokrat Strazimirin dhe pak më vonë edhe deputeti socialist Ndreu. Më pas opozita ka braktisur Komisionin e Ligjeve duke e cilësuar këtë si një situatë të paprecedentë.

Janar 2014,

Pjerin Ndreu përplaset me Flamur Noka në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe mbledhja degradoi në përplasje dhe sharje mes tyre

. Gjatë raportimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Kuvend, demokrati Noka e ka quajtur si karagjoz ministrin e Brendshëm, pasi sipas Nokës ai po qeshte para deputetëve. Noka gjatë kohës që po debatonte me ministrin Tahiri iu kthye deputetit Ndreu duke thënë: “Po ik o qërohu se s’merrem me plehra unë, po flas me ministrin”. Ndërsa socialisti iu drejtua ish­ ministrit Noka: Mbaj gojën kur flet me mua…more vesh, legen. Hë, ça bën si garip ti? O k**vë, o legen”. Dy deputetët për t’i dhënë fund betejës synuan të shkëmbenin dhe grushte, por falë gardës nuk mundën.

Prill 2013

Deputeti demokrat Dash Sula shan në Kuvend nga motra Taulant Ballën dhe i bën me shenjë se do i presë kokën. “Ta q… motrën. Po je burrë hajde dalim jashtë”, i ka thënë Sula deputetit

socialist, duke vazhduar me fyerjet dhe me shenjat kërcënuese. Situata është tensionuar ndjeshëm dhe ka përfshirë edhe deputetët e tjerë, mes të cilëve edhe socialistin Armando Prenga, që i tha Sulës të dilnin bashkë jashtë Kuvendit, nëse është burrë.

Mars 2011

Deputeti socialist Prenga godet Palokën në momentin që deputeti socialist Paulin Sterkaj i ka hequr mikrofonin deputetit demokrat Edi Paloka. Deputeti i selisë rozë, Armando Prenga

erdhi nga mesi i sallës dhe ka goditi me grusht Edi Palokën. E gjithë situata erdhi duke u ashpërsuar ndërsa deputeti demokrat po mbante fjalim kurse opozita vazhdonte zhurmën e vet për marrjen e parregullt të fjalës.

Korrik, 2010

Parlamenti kthehet në fushëbetejë sepse deputetët përplasen në një sherr masiv Erion Braçe u nis drejt faltore së Kuvendit duke mbajtur një shishe uji në dorë. Me t’u afruar afër vendit të kryeparlamentares Topalli, Braçe u rrethua menjëherë nga gardistët. Në atë moment Braçe qëllohet me grusht nga Lefter Maliqi. Por në ndihmë të Braçes ka ardhur deputeti

socialist Gjovalin Kadeli që ka tentuar të godasë Maliqin, por Kadeli është shtyrë nga Edi Paloka.

Mars 2009

“I këndshëm” sherri Bizhga­Strazimiri sepse ka ndodhur në të vetmen seancë në Kuvend në vitin 2009, ku opozita ka marrë pjesë. Në datën 19 mars kur po diskutohej nisma e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, teksa fliste deputeti Igli Cara, kërkon fjalën për replikë Gazmir Bizhga i PS. Në këtë kohë ndërhyn Gent Strazimiri, i cili me

fyerje kërkon që Bizhga të mos e merrte fjalën. Në këto momente Bizhga niset drejt Strazimirit duke përdorur forcën fizike. Sherri u ndalua nga punonjësit e Gardës të cilët ishin të shumtë të numër.

Shtator 2007

Tom Doshi asokohe deputet i demokristianëve ka goditur me grushte në kafenë e Kuvendit deputetin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Leonard Solis. Sherri lindi pas një shkrimi kritik për PDK të Solisit në një të përditshme.

Korrik 2006

Meta­Legisi përfshihen kundër Topallit dhe madje ngjiten nga tavolinat drejt saj. Një sherr që ka hyrë realisht në historinë e Parlamentit shqiptar dhe arsyeja ishte vpër anëtarin e KQZ­së. PD nuk pranoi t’i jepte anëtarin e KQZ­së, LSI­së, çka solli një veprim të ashpër të ish­kryeministrit që iu drejtua me fjalë ofenduese kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Por duke mos u ndalur me kaq, kreu i LSI­së tentoi t’i afrohej kërcënueshëm Topallit, por u ndalua nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërsa deputeti i LSI­së, Ndre Legisi, u ngjit në podiumin ku qëndrojnë ministrat duke thyer karrige dhe tavolina. Më pas e tërë opozita u irritua, çka solli një sherr masiv që e detyroi mazhorancën të largohej nga salla.

 

Next Post
Qytetarët ende nuk shohin shpresë tek opozita

Qytetarët ende nuk shohin shpresë tek opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: Vlerësoj integritetin e prokurorëve! Rama të heqë dorë nga..

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: Vlerësoj integritetin e prokurorëve! Rama të heqë dorë nga..

December 20, 2025
Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT)

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT)

December 20, 2025
VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

December 20, 2025
Shqipëria, për herë të parë me dronë, do të monitorojnë në kohë reale..

Shqipëria, për herë të parë me dronë, do të monitorojnë në kohë reale..

December 20, 2025
Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

December 20, 2025
Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

December 20, 2025
Shpërthimi me tritol në Vlorë, policia zbardh ngjarjen pas 3 javësh/Arrestohen babë e bir

Shpërthimi me tritol në Vlorë, policia zbardh ngjarjen pas 3 javësh/Arrestohen babë e bir

December 20, 2025
Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

December 20, 2025
Të përfshirë në trafik droge, tre persona ekstradohen nga Tirana në Romë

(EMRI) Arrestohet në Serbi autorja e grabitjes me dhunë 4 vjet më parë në Tropojë

December 20, 2025
Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In