• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dita më stresuese, kur 70 pacientë na dolën pozitivë”/ Infermierja rrëfen ankthin dhe dhimbjen e madhe në pavijon

by Java News
08/05/2020 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fetije Hyseni, infermiere në Klinikën Infektive ne Kosove, kishte shumë frikë kur filloi të merrej me personat të sëmurë me COVID-19.

Për 24 vjet sa ajo ka punuar në këtë profesion nuk kishte parë një frikë të tillë te stafi mjekësor, pacientët dhe familjarët.

Kur të gjithë banorëve u bëhej thirrje të qëndronin në shtëpi, ajo dhe kolegët e saj duhet të luftonin me një armik të padukshëm.

“Prej kur është paraqitur koronavirusi, ne si staf shëndetësor lajmin e kemi marrë me panik. Ka qenë virus i panjohur dhe sigurisht që kemi pasur frikë, ndonëse jemi staf shëndetësor dhe përballemi me epidemi të ndryshme në klinikën ku punoj. Por, nuk i dinim pasojat dhe ecurinë e virusit. Ishim në panik pasi që të gjithë rrinin në shtëpi, ne ishim në vijën e parë të frontit. Nuk i dinim simptomat e pacientëve, nuk e dinim me çka do të përballeshim,” tha Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

Dita kur në Kosovë rezultuan pozitiv me COVID-19, mbi 70 pacientë, ka qenë dita që Fetija e kujton frikën edhe ankthin e gjithë stafit në Klinikën Infektive.

“Dita më stresuese ka qenë ajo, kur mbi 70 pacientë rezultuan pozitivë me COVID-19. Ka qenë e frikshme. Klinika Infektive i posedon 102 shtretër. Mendonim po të rriten rastet si do t’i menaxhojmë. Kur puna kryhet me stres, rrezikohet edhe stafi mjekësor. Edhe si pasojë kemi pasur të prekur me COVID-19 edhe nga stafi shëndetësor. Por, deshi fati dhe jo të gjithë ishin me simptoma dhe i menaxhuam për mrekulli. Por më pas, ecuria e sëmundjes shkonte mirë, ndonëse frika ekzistonte’’, tha ajo.

Ajo përmend edhe një vështirësi, veshjen speciale kundër koronavirusit, e që është dashur ta mbajnë gjatë gjithë orarit të punës.

“Ne i kemi protokollet e veshjes në bazë të sëmundjes. Unë me një koleg timin, kishim një protokoll të punës, që të kujdesemi për njëri tjetrin, në mënyrë që mos ta bëjmë ndonjë gabim. Kjo ka të bëjë me veshjen, pasi është shumë e vështirë të qëndrosh me to gjithë ditën dhe vetëm një gabim i vogël ne mund të infektoheshim. Andaj kujdeseshim për njeri tjetrin. Kështu e kanë praktikuar shumica”, shton ajo.

Vdekja e personit të parë ndryshoi çdo gjë

Ajo thotë se gjatë gjithë kohës u është dashur të flasin me pacientët sepse ata kanë pasur frikë për shëndetin e tyre.

“Ju kemi ndihmuar edhe me fjalë, duke i dhënë shpresë, pasi ka pasur shumë panik nga ana e pacientëve. Mund të them se ka pasur dëme psikologjike tek pacientët. Pacientët kanë qenë komunikues, të dëgjueshëm, dhe ne si staf jemi munduar shumë për ta“.

“Kur ka vdekur rasti i parë, ka qenë e dhimbshme, e frikshme, dhe nuk i dinim pasojat. Mendonim a do të kemi shumë të vdekur. Ka pasur panik në mesin e pacientëve, stafit, familjarëve’’, tha Hyseni.

Ajo thotë se është dashur të punojnë shumë sepse në klinikë ka mungesë të stafit. Vetëm kohëve të fundit, thotë ajo, kanë ikur jashtë vendit 10 infermierë nga kjo klinikë.

Por, ajo shton se në Klinikën Infektive ka pasur edhe vullnetarë që ju kanë ndihmuar gjatë kohës së pandemisë.

“Me këtë rast besoj se njerëzit e kanë parë se sa të rëndësishëm janë infermierët për pacientë, ndonëse puna jonë asnjëherë nuk është vlerësuar aq sa e kemi merituar’’.

Infermierët në Kosovë paguhen për punën që e bëjnë me rreth 400 euro në muaj. Gjatë kohës së pandemisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që gjithë stafit shëndetësor t’i ndajë një shumë prej 300 eurosh për dy muaj, si shpërblim për punën që e kanë bërë.

g.kosovari

Next Post
Greqi/ Koronavirusi i merr jetën ish-ministrit të Shëndetësisë, Dimitris Kremastinos

Greqi/ Koronavirusi i merr jetën ish-ministrit të Shëndetësisë, Dimitris Kremastinos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In