• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e votimit dhe dita e ndryshimit (jo) sipas Monës

by Artur Ajazi
20/01/2021 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në pothuajse të gjitha takimet e saj elektorale, (jo me të rinjtë e Jalës)Monika Kryemadhi po i ripërsërit dhe po e vë theksin vazhdimisht tek “nevoja për ndryshim”. Në takimin e saj me “të rinjtë” e Vorës, pasi ka bërë një rezyme të situatës politike, duke sulmuar kuturru qeverinë, kryeministrin, “mungesën e aftësive për menaxhimin e krizave nga kjo qeveri”, ka theksuar nevojën e votës për LSI-në.

Sipas saj “dita e 25 Prillit do të jetë jo vetëm dita e votimit, por edhe dita e ndryshimit”. Kryetarja e lësëistëve të mbetur akoma në atë parti, ka kërkuar votën e vorakëve për të “larguar përfundimisht varfërinë, korrupsionin, krimin e organizuar, për të mposhtur krizën e tërmetit dhe pandeminë”. Në fakt Monika si në të gjitha takimet e saj (duke mos përjashtuar Belëshin) ka kërkuar me “ejvalla” votën dhe vetëm votën, për të “rrëzuar Ramën dhe qeverisjen e tij”. Por një gjë nuk u ka shpjeguar “të rinjve” kryetarja e lësëistëve, rrugën dhe nevojën për “ndryshim” Shqipëria do ta gjejë duke votuar partinë e saj ? Do të ishte mirë që kryetarja e një prej partive të akuzuara publikisht për blerje votash, (pa përmendur të tjerat) tu tregonte “të rinjve” çfarë bëri ajo dhe Ilir Meta sa ishin në qeverisje për “ndryshimin e madh”, do të ishte mirë tu tregonte atyre përse duhej të votojnë njeriun që ka 30 vjet në pushtet, dhe që ka fituar shumë nga aferat dhe akrobacirat?

Monika , dita e 25 Prillit vërtetë do të jetë dita e votimit dhe dita e ndryshimit, por jo me ju dhe Ilirin, jo me ju dhe Lulzimin, jo me ju dhe Doktorin, jo me ju dhe “bllokun”, jo me ju që erdhët me xhaketa doku dhe sot jeni bërë me pasuri marramendëse, jo me ju që jetoni në luks si në përralla dhe që kujtoni se keni lindur vetëm për të qenë në pushtet. Monika, dita e votimit dhe e ndryshimit, do të bëjë “qilizëm” kësaj here në politikë, ndaj mos mbaj shpresë se rinia dhe gjithë populli, do tu japë votë atyre që po plaken në zyrat e partive. Por më kryesore mbetet “meraku” që ka kryetarja e lësëistëve për “ndonjë bashkëpunim me socialistët pas 25 Prillit”. Vërtetë e beson ti Monika, se Edi Rama do të ketë nevojë “ti shtrijë dorën LSI-së për të bashkëqeverisur” ? Në rast se e beson je naive, në rast se e ripërsërit për diversion, nuk je fare e zgjuar.

Edi Rama e ka fshirë nga memorja çdo mendim dhe çdo ide, që lidhet me bashkëqeverisjen me ju, aq më tepër që nga sondazhet dhe kalkulimet e sakta, rezulton se PS e vetme merr jo 74, por 85 mandate të pastra deputeti në 25 Prill. Dita e votimit dhe dita e ndryshimit për çdo shqiptar është një dhe e pandarë, pasi në këto votime ndryshe nga të tjerat, do të marrin rrugë shumë gjëra të lëna përgjysëm, nga ato politike, sociale, ekonomike, financiare, por mbi të gjitha pas asaj dite, do të jetë çliruar përfundimisht nga “prangosja” skena politike. E vjetra (ku je edhe ti, Luli, Iliri, Saliu, etj) do të përmbyset Monika, një jetë e re do të rilindë përmes votës së lirë, pasi e ardhmja u takon atyre që guxuan, ndërtuan, dhe shëruan “plagët” e krizave në Shqipëri.

Next Post
Kërcënohet kryeministri i Kosovës/ Kurti: Janë ata që janë të frikësuar me këto deklarata

KQZ: 47 emra të papërshtatshëm; Mediat: Kurtit i ndalohet të kandidojë për deputet

Comments 1

  1. Merko Qejvanaj says:
    5 years ago

    I ke then te verteten Mones packa si è sa e kupton ajo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In