• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dita e Ujit të Bekuar/ Ceremoni në të gjithë vendin, të rinjtë zhyten të kapin kryqin

by Java News
06/01/2024 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në  mbarë vendin, besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot ditën e Ujit të Bekuar, një ritual i lashtë që përcjell mesazhe për mbarësi dhe prosperitet. Kjo ditë simbolizon larjen e mëkateve dhe nisjen e një jete të re plot besim dhe përkushtim ndaj perëndisë dhe zotit Jezu Krisht. Kronika në vazhdim na njeh me ritualin e hedhjes së kryqit në ujë në disa nga qytetet e vendit.

Në Korçë kremtimi i festës ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore drejtuar nga Imzot Johani për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Ndërsa në qytetin e Pogradecit, Thanas Vako 18 vjec, arriti të kapë i pari Kryqin në Urën e qytetit. Ku i pranishëm ishte dhe hirësia e tij, Mitripoliti Johan Pelushi.

Dhe më pas qytetarët iu drejtuan shatërvanit te lulishtja ”Vangjush Mio”, ku është zhvilluar gjithnjë ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqin e kapi për herë te dytë i riu nga Korca, Ronaldo Kovaçi.

Në qytetin e Beratit 6 janari përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë. Në lumin Osum janë hedhur 11 të rinj, ndërsa kryqi u kap nga  15-vjeçari Kostandin Boçi.

Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe 6 Janar në Vlorë nëpërmjet ceremonisë tradicionale të hedhjes së kryqit në det e cila u drejtua nga at.Kostandin Prifti. Kryqi u kap nga Albert Bollano.

Besimtarët ortodoksë në Fier  e kanë festuar ditën e ujit të bekuar në shatërvanin e sheshit Europa. Ka qenë 30-vjeçari Dhimitër Kapaj ai që e ka nxjerrë kryqin nga uji, për t’ia dhuruar më pas Mitropolitit At Nikolla, i cili nga ana e tij i ka bekuar besimtarët.

Ceremonia e ujit të bekuar në Elbasan u drejtua nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni, i cili përcolli edhe mesazhin e tij në këtë ditë të bekuar. Vangjel Bilbili 13 vjeç nga Elbasani ishte ai që kapi kryqin në ujë, duke personifikuar edhe një vit të mbarë dhe plot fat për të.

Edhe në Lezhë, dhjetëra besimtare katolikë ju bashkuan ritualit fetar ne katedralen e “Shën Nikollit”, ku u bë dhe bekimi i ujit, ndërsa meshtari bekoi familjet.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë.

/f.s

Next Post
Interi merr 3 pikë dramatike ndaj Veronës, shkëputet 5 pikë nga Juventus

Interi merr 3 pikë dramatike ndaj Veronës, shkëputet 5 pikë nga Juventus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten kostot për fermerët këtë vit/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurues

Rriten kostot për fermerët këtë vit/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In