Ditën e sotme (9 mars) vendi ynë don të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime, në zonën e veriut. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jugut dhe qendër. Nëperiudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet, lugina dhe male pritet të arrijë deri 14m/s. Deti do të jetë me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.











