Ditën e sotme (15 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mjegulla do të jetë prezente përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.











