Moti për ditën e sotme (24 shkurt) parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dheverilindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.











