Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar në veriperëndim, reshje bore përgjatë verilindjes e juglindjes deri në lartësitë 700 metra në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/8°C
– Zonat e ulëta 7/14°C
– Zonat bregdetare 10/14°C
Kosovë
Kosova për dt. 07 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira, reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – -2°C në mëngjes deri në -3°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 08 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -7/2°C
– Zonat e ulëta 0/13°C
– Zonat bregdetare 5/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari