Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim rritje graduale të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 27 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 5/23°C
– Zonat e ulëta 10/26°C
– Zonat bregdetare 12/24°C
Kosovë
Kosova për dt. 27 Prill 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 5°C në mëngjes deri në 15°C –17°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 28 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/26°C
– Zonat e ulëta 10/29°C
– Zonat bregdetare 12/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari