Anticikloni afrikan po rikthehet në Gadishullin e Ballkanit ku presim temperatura të larta.
E Shtunë 29 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-1,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 15/30°C
– Zonat e ulëta 18/36°C
– Zonat bregdetare 20/35°C
Kosova për dt. 29 Qershor 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –17°C në mëngjes deri në 29°C –31°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel 30 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 15/34°C
– Zonat e ulëta 18/37°C
– Zonat bregdetare 20/35°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari