Anticikloni afrikan po humbet fuqinë e tij duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave.
E Premte 02 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje locale në veri. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/35°C
– Zonat e ulëta 20/38°C
– Zonat bregdetare 24/36°C
Kosova për dt. 02 Gusht 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –20°C në mëngjes deri në 35°C –38°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë 03 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/32°C
– Zonat e ulëta 20/36°C
– Zonat bregdetare 24/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari