Rrymat ajrore e anticiklonit subtropikal tashmë po zhvendoset drejt Europës Jugore, ku presim rënie të temperaturave.
E Mërkurë 12 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/29°C
- Zonat e ulëta 16/33°C
- Zonat bregdetare 18/32°C
Kosova për dt. 12 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C –17°C në mëngjes deri në 26°C –27°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte 13 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën veriore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/28°C
- Zonat e ulëta 16/32°C
- Zonat bregdetare 18/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari