• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e parë e punës e kryetarit të Partisë Demokratike!

by Java News
27/03/2022 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi zgjedhor i fundjavës nuk pati probleme, kjo e lidhur ngushtë me dakordësinë e palëve për të njohur rezultatin e votimeve. Megjithëse koha në dispozicion ishtë e pakët, kandidatët e shfrytëzuan mirë mundësinë për të zhvilluar ture dhe takime intensive me demokratët nga Jugu në Veri. Kjo nuk ishte thjeshtë një fushatë për kryetar partie, por një fushatë paqëtuese mes të gjithë rrymave në parti, që në 6 Janar desh u shndërrua në partinë e “heronjve”!

Kryetarin e ri, nuk e zuri gjumi fare gjatë natës, ankthi ishte i lartë, megjithë rezultatin e thellë. Si do jem në sytë e demokratëve, mendonte gjithë kohën! A do të jem më i mirë L.B? A do të jem i fortë sa S.B? Por zëri i brëndshëm i thoshte thjesht, ji vetvetja, pa u bazuar në modelet e kaluara që e shkatërruan partinë, secili me interesin e tij të ngushtë personal, ruajtjen e karriges. Por kryetari i ri ishte mirënjohës ndaj S.B, ai e kishte ndihmuar që të zgjidhej. Ora ishte 8 dhe duhet të shkonte në selinë e PD, kësaj radhë si kryetar.

Mes shumë dilemash vendosi që në “marshimin” e parë drejt të panjohurës duhet të mos shkonte me asnjë nga figurat e vjetra, fundja çfarë mesazhi do të jepte?! Vendosi të zgjedhë disa figura të pakontestuara demokratët, zgjodhi Genc Rulin përfaqësues edhe i Jugut, vendosi nga Shqipëria e Mesme të merrte Jorida Tabakun, në Veri e kishte më shumë problem, për shkak të figurave që kishin sjellë jo pak përplasje mes demokratëve, por zgjodhi Helidon Bushatin, si personin që nuk kishte marrë anë. Nuk mund të mungonin as anëtarët nga ekipi I ri! Dhe kështu bëri! Fjalimi i mori shumë kohë, duhet të ishte i kujdesshëm për të shkuarën, por shumë optimist dhe pozitiv për të ardhmen e parties, por mbi të gjitha për vendin!

Elektorati gri, nga e djathta kërkon një gjuhë ndryshe komunikimi, mendoj me vete, larg asaj që kanë dëgjuar në këto 30 vite, me akuza të pabaza, me sharje ofendime, pa program, pa vizion! Gjithçka gati! Në orën 09.45 u nis makina, rrugës shumë automjete me militantë të partisë me flamuj! Entuziami ishte në kulm, energjia pozitive mbizotëronte kudo. Mediat ndërkohë të gjitha transmetim live, një erë po frynte në partinë më të madhe të opozitës. Letra urimi erdhën nga Partitë Popullore Europiane, delegacioni i Bashkimit Europian postoj një reagim në rrjetet sociale, reagime shumë edhe nga Ambasadat e tjera. Amerikanë nuk po reagonin! Kryetari zbriti nga automjeti, mes turmes së entuziastëve u drejtua të vendi i kryetarit që prej vitesh e mendonte si do të ishte, të ktheheshe në shpresën e mijëra njerëzve!

Fjalimi shkoi mirë, nuk pati asnjë ikje zëri, nuk pati ofendime, pati vetëm shpresë, optimizëm, pasuar nga mijëra mesazhe dhe “wats app-e”. Një pyetje e mundonte ende, që nuk i kishte dhënë përgjigje! Pse Ambasada amerikane nuk po reagonte ende. Për S. B preferoj të mos fliste në ditën e parë të punës! Orët kaluan si pakuptuar, rreth orës 15.00 sekretarja trokiti në derë. Kryetar, kemi një telefonatë të rëndësishme, duhet ta merrni personalisht- tha ajo! E ngriti telefonin me një entuziazëm të kuptueshëm! Nga ana tjetër ishte Ambasadorja Amerikane, e cila e uroi për fitoren dhe i kërkoj një takim për ditën e nesërme.

U çlirua! Edhe amerikanët reaguan- tha kryetari i sapozgjedhur. Gjithçka si duhet. Orët e asaj dite ikën shpejt, mijëra mesazhe urimi nga të njohur e ta panjohur! E nesërmja erdhi pa kuptuar. Në orën 10.00 të paradites ishte në pritje të ambasadores, do ti tregoj partnerëve tanë strategjik se gjërat kanë ndryshuar, tha me vete. Ambasadorja bashkë me përkthyesen mbërritën fiks në orar, ngjitën shkallën dhe u futën në zyrë. Gjithçka po shkonte fjollë, pasi ambasadorja e pyeti për vizionin që kishte, për të cilin foli me pathos, ra një heshtje disa minutëshe, Ambasadorja nxorri nga çanta e saj një dosje, shikojeni disa minuta, i tha ajo, pasi nuk është “top sekret”. Kryetari e lexoj me një frymë, dhe sa ngriti sytë, erdhi mënjëherë pyetja nga ambasadorja, zotëri na duhet një qëndrim i prerë nga ju, përndryshe? Djersët e ftohta mbuluan ballin…

Next Post
Basha berisha

Berisha rimerr PD dhe Basha bëhet 'dalje'. U 'institucionalizua' anti-amerikanizmi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In