Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi sot Ditën e Kombeve të Bashkuara.
MEPJ bëri të ditur se kjo ditë përkujtohet për të nderuar arritjet e diplomacisë shumëpalëshe dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të multilateralizmit në jetën tonë, nëpërmjet ruajtjes dhe avancimit të paqes dhe sigurisë globale, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Në këtë kuadër, thekson MEPJ, roli proaktiv i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe anëtarësimi për herë të dytë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, shënojnë vendosmërinë, angazhimin dhe kontributin aktiv të Shqipërisë në multilateralizmin.
/a.r