Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70-vjeç. Ministrja Ogerta Manastirliu ka qënë prezente në tendat ku po kryhet aktualisht vaksinimi. Ndërkohë, të moshuarit presin në radhë, të ulur në karrige për të marrë dozën e parë të vaksinës.
‘Më mirë do jemi, më të mbrojtur. Mos ta neglizhojmë, maskat dhe distancat‘- i drejtohet Manastirliu të moshuarve. ‘Ne erdhëm dje, po sot qeka një organizim perfekt‘- tha një nga të moshuarat.
Ministrja bëri të ditur se në muajin prill do të vijnë dhe rreth 20 mijë vaksina nga Pfizer.
‘Në orët e drekës kur fillojnë të grumbullohet duhet të ketë dy grupe, që të mos krijohen grumbullime.’- tha ministrja. ‘Ndërkohë jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim kontratat me Pfizer, në muajin prill do të kemi rreth 20 mijë doza, në javën e parë presim 7 mijë dozat e para. Sipas kalendarit presim dhe doza të tjera të blera nga kompania turke, do të vijojmë me intensifikimin e procesit të vaksinimit. Puna nuk po ndalet, fakti që për tre ditë kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime, jemi të përgatitur të rrisim numrin e vaksinimeve. Duhet të vijojmë në qendrat e përqëndruara. – tha më tej Manastirliu.
Ditën e djeshme u vaksinuan 21,536 vaksinime, ndërsa deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze mbi 50 mijë të moshuar mbi moshën 70-vjeç.
g.kosovari