Dita e katërt e pushtimit rus në Ukrainë/ Betejë deri në periferitë e Kievit dhe Okhtyrka: Vriten civilë, mes tyre një vajzë 7 vjeçe

Teksa lufta ka hyrë në ditën e saj të katërt, gjashtë vdekje në radhët e civilëve u raportuan në Okhtyrka. Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën 6 ukrainas – përfshirë një vajzë 7-vjeçare vdiqën pas një sulmi rus të premten në qytetin verilindor të Okhtyrka.

Ndërkohë, u hodh në erë një tubacion gazi natyror hidhet hodh në erë në Kharkiv, ndërsa qeveria ukrainase tha se tymi mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore.

Shpërthime masive ndriçuan qiellin pranë kryeqytetit ukrainas Kiev gjatë orëve të para të së dielës, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të zmbrapsin përpjekjet ruse për të marrë kontrollin e qytetit historik, pavarësisht nga shanset dërrmuese.

Dy shpërthime të mëdha u regjistruan rreth Vasylkiv – një qytet i vogël me një aeroport të madh ushtarak dhe tanke të shumta me karburant – rreth 30 kilometra, ose rreth 18 milje, në jug të Kievit. Të shtunën, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal akuzoi Rusinë për krime lufte, duke thënë se forcat ruse hodhën në erë më granata kopshtet e fëmijëve, blloqet e banimit dhe “autobusët me fëmijë”.

Megjithëse Rusia ka pretenduar se nuk po synon infrastrukturën civile, një numër në rritje i provave në terren thotë krejt të kundërtën. Ndërkohë, një djalë 6 vjecc u vra nga të shtëna me armë zjarri në një lagje perëndimore të Kievit të shtunën në mbrëmje. Mes viktimave ishte dhe një grua, e cila u vra pasi një ndërtesë banimi 9 katëshe në qytetin lindor të Kharkivit u godit nga “artileria e armikut” mbrëmë, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Kujtojmë se të shtunën një bllok i madh apartamentesh banimi në perëndim të Kievit u goditën nga ajo që një ministër i qeverisë ukrainase e përshkroi si një raketë ruse, pasi banorët në të gjithë qytetin u detyruan të kërkonin strehim pas një nate të tmerrshme të shoqëruar nga të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime.

Michael Kofman, drejtor i programit kërkimor në Programin e Studimeve për Rusinë në CNA, një institut me bazë në Uashington, shkroi në Tëitter: “Unë mendoj se sot ne kemi parë një ndryshim në shënjestrimin rus drejt infrastrukturës civile kritike, përdorimit më të madh të MLRS dhe artilerisë në zonat periferike. Për fat të keq, shqetësimi im se kjo do të bëhej shumë më e shëmtuar dhe do të prekte civilët ka filluar të materializohet.”, tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com