• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Dita e Hapur e Lezhës” shkon në Prishtinë, ambasadori Minxhozi: Është prova e parë që ta sjellim një det të përbashkët këtu

by A R
18/03/2022 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, njëherësh Dekani i Trupit Diplomatik Qemal Minxhozi në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, kanë organizuar sonte “Ditën e Hapur të Lissus (Lezhë)” në Prishtinë.

Në këtë event, përveç trupit diplomatik të akredituar në Kosovë, kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe personalitete të tjera.

Ambasadori Minxhozi në fjalën e tij ka thënë se Lezha është një qendër e njohur turistike, e cila vizitohet në numër të madh të turistëve sidomos nga Kosova.

“Lezha nuk është vetëm një qendër historike, vendlindja e heroit tanë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, por është edhe deti Adriatik, por e kemi shumë vështirë për ta caktuar se kush është tepër andej Kosova apo Shqipëria… Kosova… Është prova e parë që bëjmë që ta sjellim një qytet, një zonë, një det të përbashkët këtu sonte”, tha Minxhozi.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ka thënë se Lezha përveç turizmit shquhet edhe për kulinarinë e saj, duke ndikuar kështu në rritjen e numrit të turistëve dhe zhvillimin ekonomik të saj.

“Shumë prej jush e kanë vizituar, por Lezha nuk është vendi ku Skënderbeu mblodhi gjithë shqiptarët kundër regjimit otoman, jo vetëm ku ka lindur poeti i madh shqiptar Gjergj Fishta, por është qyteti realisht i shqiptarëve të Kosovës, sepse turizmin e Lezhës në 65 për qind të saj e zënë shqiptarët e Kosovës… Dua ta falënderoj çdo shqiptar kudo që jeton, veçanërisht në Kosovë për të gjithë kontributin që japin për ekonominë e qytetit”, tha Ndreu.

Lezha ka 26 kilometra vijë bregdetare, me katër zona plazhi, zona e Tale, Kune,  Rana e Hedhun dhe ajo e Shën Gjinit. Aty ndërthuren bregdeti me historinë, natyrën dhe kulinarinë e pasur duke e bërë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

E ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ofron shumë nga pasuria e saj e madhe.

Kështjella është simbol i arkitekturës ilire, romake, bizantine e osmane. Në këtë qytet nis dhe përfundon historia e heroit kombëtar. Besëlidhja e Princave dhe vendvarrimi i Gjergj Kastriot Skënderbeu janë arsyet e vizitave historike.

Lezha është një bashkësi e spikatur me male, fusha, pyje, histori, laguna, lum, kulturë e traditë që vijon të trashëgohet.

Next Post
Kryetari i ri i PD-së? Alizoti: Mund bëhet ai që mund Berishën, s’po shoh asnjë konkurent

Kryetari i ri i PD-së? Alizoti: Mund bëhet ai që mund Berishën, s’po shoh asnjë konkurent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In