• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Europës, historiani : Antifashizmi është vlerë! Ja momenti që vendosi fatet e Shqipërisë

by A R
09/05/2024 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Marenglen Kasmi, i ftuar në emisionin studion e RTSH-24 në Ditën e Europës ka folur për Dita e fitores kundër Nazifazhismit dhe mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Më 9 maj, popujt festojnë, nderojnë dhe kujtojnë Fitoren e Madhe Antifashiste të Popujve, e cila fiksohet me nënshkrimin e dorëzimit të pakushtëzuar të imperialistëve nazistë më 9 maj 1945 .

Si lindën forcat ekstreme të përfaqësuara nga Hitleri dhe Duçja?

Gjeneza e këtyre forcave ekstreme ka qenë Lufta e Parë botërore. Pra pa një luftë të tillë botërore vështirë se do të kishim këto zhvillime politike dhe ushtarake në Europë apo dhe në Botë në mesin e shekullit të XX.

Lufta e Parë botërore është ajo që I ndezi të gjitha vatrat problematike në Europë.  Kemi parasysh në plan të parë sanksionet që do ti viheshin  Gjermanisë pas Luftës. Kemi parasysh dhe nacionalizmin në rrije pikërisht pas këtyre sanksioneve të vendosura. Po ashtu duhet të kemi parasysh de vatra të tilla nacionalizmi që ishin po ashtu në rritje, këtu kam parasysh Italinë por dhe në skajin tjetër të Botës që është Japonia , e cila do ti bashkohej Bllokut Qendror në këtë luftë.

Nëse do të krahasonim Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore janë dy luftëra që kanë një ndryshim jo vetëm në intensitetin e zhvillimit, në pikëpamje të zhvillimit të doktrinave ushtarake por dhe për shkak të asaj që përfaqësonin.   Në luftën e Dytë Botërore nacionalizmi i Fashizmit dhe Nazizmit  gjë që bëri të mundur që të bazoheshin shumë në ideologji në luftërat e tyre.  Ideologjia racore kishte tendencë për të zotëruar botën.

A u rrit ky nacionalizëm dhe prej frikës që kishin ndaj komunizmit?

Në këtë periudhë  komunizmi ishte diçka në modë në Evropën Perëndimore. Por në pikëpamje të zhvillimit patjetër ishin kundërshtar sepse ishin në skaje të ndryshme.

Por nuk qëndron këtu e vërteta mes dy ideologjive. Hitleri në propagandën e tij kishte si qëllim të denonconte komunistët sepse sipas tij, ata e sabotuan në prapavijë këtë luftë.

Më pas ai ndryshoi nga komunistët mendonte se ishin hebrenjtë ata që kishin sabotuar këtë luftë. Kjo ishte thjesht filozofia e tij e çmendur sepse ai kishte si qëllim  të kishte si dominancë racën ariane.  Por si thelb kjo ishte dhe një luftë ideologjike pavarësisht se nuk do ti pengonte të bëheshin aleatë dhe këtu kam parasysh aleancën e Stalinit, Ruzveltit dhe Churcillit.

Pavarësisht se ishin ideologji të kundërta u bënë së bashku kundër armikut të përbashkët që ishte Nazismi dhe Fashizmi.

Pas luftën së Dytë Botërore serish Bota u nda në dy pole. Ndërsa në Luftën e Parë ishte vetëm SHBA-ja si superfuqi ndërsa në Luftën e Parë në Luftën e Dytë kishim dy pole.

Ciliat ishin momentet që vendosën fatet e luftës? 

Hyrja e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore ishte përcaktuese në ecurinë e mëtejshme të luftës.  Në dy vitet e para Nazizmi kishte avancuar shumë në Europë dhe kishte depërtuar dhe në thellësi në Bashkimit Sovjetik. Me hyrjen e SHBA-së që fillimisht asistonte me fuqizime financiare dhe usharake fillon një kthesë në luftë me futjen e saj në front nga pikëpamja ushtarake. Beteja e Stalingradit në 1943, për këdo që gjykonte ftohtë mund të kupotohej që lufta nuk mund të fitohej nga Hitleri dhe lufta kishte kthyer.

Si u përfshi Shqipëria në këtë luftë?

Shqipëria u përfshi në këtë luftë jo më dëshirën e saj por që ishte e detyruar që të jepte kontributin e saj në Luftën e Dytë Botërore.  Siç dihet tashme ndodh që Shqipëria u nda në dy kampe.

Antifashizmi është një vlerë sepse nuk do ishim duke folur në ditën kundër Fashizmit.   Por për sa i përket teorive të zhvilluara që  trupat gjermanë ishin kalimtare dhe jo pushtues unë mendoj se kjo ushqehet më tepër nga politika dhe jo nga historia. Në momentin që një ushtri e huaj shkel një vend tjetër padyshim që ky është pushtim.  Sepse ushtria instaloi një qeveri, një aparat ushtarak, kryen operacione ushtarake dhe prish pasuri, ndaj quhet pushtim. Shqipëria bërë zgjedhjen e drejtë duke u rreshtuar lundër Nazi-Fashizmit.

/a.r

Next Post
Nga Kruja në Tiranë për të hedhur molotovë, prangoset militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë

Nga Kruja në Tiranë për të hedhur molotovë, prangoset militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In