Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua aktiviteti mbi Forcimin e Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri, një aktivitet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Norvegjeze.
“Sot është një datë e shënuar për drejtësinë, është Dita Kombëtare të Drejtësisë. Jo pa qëllim hapim siparin e një bashkëpunimi për drejtësinë, për drejtësinë sociale, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë.” u shpreh Gjonaj.
Një nga shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi që në momentin e dizenjimit, ka qenë pikërisht drejtësia sociale, për të garantuar qytetarëve më shumë akses në sistemin e drejtësisë nëpërmjet metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe për t’ju ofruar ndihmë juridike falas atyre që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet. Dhe ndërmjetësimi është parë gjithmonë si i tillë.
“Jam e bindur se ky bashkëpunim do të shënoj një tjetër rezultat pozitiv me qëllim që të sjellim praktikat më të mira të ndërmjetësimit në bazë të standardeve ndërkombëtare në Shqipëri” citoi ministrja Gjonaj.
Në përfundim të takimit Ministrja e Drejtësisë, znj. Gjonaj, falenderoi Ambasadorin Norvegjez, z. Per Strand Sjaastad, për mbështetjen dhe gjithë ekipin e këtij projekti që do të punoj së bashku me Stafin e Ministrisë për të reformuar, fuqizuar dhe për të bërë të efektshëm shërbimin e ndërmjetësimit në Shqipëri.
g.kosovari










