• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dita e arrestimeve s’do vinte kurrë pa mua dhe pa PS”, Rama: E imagjinoni dot ta bënim ne 21 Janarin?

by A R
06/03/2025 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë Edi Rama në komunikimin “Sy m’Sy” me qytetarët u shpreh se pa Partinë Socialiste dita e arrestimeve të personave me pushtet nuk do të vinte kurrë.

Rama ndër të tjera teksa theksoi rolin e PS në reformën në drejtësi u shpreh se ai dhe skuadra e tij vendosën t’i dorëzojmë drejtësisë ‘shpatën e ndëshkimit’ që ka qenë historikisht në duart e pushtetit politik.

Kryeministri Edi Rama komenton reformën në drejtësi, duke sjellë në vëmendje edhe 21 Janarin, ku 4 protestues u vranë në bulevard.

“Sa i përket arrestimeve, duhet ta dish ti dhe të gjithë që kjo ditë, dita e arrestimeve, dita e gjykimeve, e hetimeve të personave me pushtet politik, qofshin ministra apo kryetar bashkie e qofshin kushdo qofshin nuk u vinte pa mua dhe pa Partinë Socialiste. Nuk vinte kurrë se po të vinte do të kishte ardhur që nga 1912. Pra nga 1912 dhe deri kur unë dhe PS bëmë reformën në drejtësi, asnjë nga ata që ka jetuar në këtë vend, nuk e kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohim sot. Dhe pyetja është si ka mundësi që nga 1912 deri kur filloi puna e institucioneve dhe reforma në drejtësi, nuk u bë një hetim, nuk u çua një njeri me pushtet politik përpara një gjyqtari të pavarur se kshu pushkatime dhe varje në litar me gjykata të komanduara ka pasur plot. Unë po flas për prokurorë e gjykatës të pavarur.

Si shpjegohet kjo? Kjo shpjegohet se unë dhe skuadra ime vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë historikisht në duart e pushtetit politik që e ka përdorur për të bërë “drejtësi” duke goditur kë ka pasur oreks të godasë dhe duke mbrojtur me shpatë kë ka dashur të mbrojë. Imagjino të ndodhte sot, që nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë në mish njerëzit dhe të vdisnin, katër vetë të pafajshëm dhe të parrezikshme dhe prokurori, SPAK në këtë rast të lëshonte urdhra-arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin e administrimit të protestës dhe unë t’i jepja urdhër drejtorit të përgjithshëm të Policisë ‘nuk arrestohet askush’. E imagjinon dot ti këtë të ndodhë sot. Kjo ka ndodhur miku im, jo para 100 vitesh, por shumë pak kohë më parë, përpara se unë të vija në këtë zyrë. Si shpjegohet kjo? Kush e bëri këtë? Na ra nga qielli, apo e solli Amerika me aeroplan? Këtë e bëri ky që sheh këtu bashkë me ata që e votuan reformën në drejtësi me vullnet të plotë dhe jo ata që erdhën zvarrë për ta votuar”, tha ai.

Next Post
VIDEO: E frikshme! Shoferi nga Shkupi futet kundravajtje në “Rrugën e Kombit”

E rëndë në Rrugën e Kombit! Gjendet trupi i pajetë i një personi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In