• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Zemrës, Manastirliu: Koronarografitë falas 24/7, puna nuk u ndal as në epidemi

by Ardit Rada
29/09/2020 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 8 mijë procedura në zemër janë kryer vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë këtij viti. Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja Manastirliu ishte në qendrën e Hemodinamikës në QSUT, ku vlerësoi punën e madhe të stafeve mjekësore, e cila nuk është ndalur për asnjë ditë, edhe në këtë situatë epidemie.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar, ashtu sikurse në parandalim edhe në trajtimin mirë të sëmundjeve kardiovaskulare, për të rritur vitet e shëndetshme, uljen e invaliditetin dhe fatalitetet nga këto sëmundje. Edhe pse në situatë epidemie, puna nuk ka ndalur jo vetëm në këtë qendër e cila performon 7-8 herë më shumë krahasuar me vitin 2014, por edhe në qendrat e hapura në spitalet e tjera. Janë rreth 35 mijë koronarografi të kryera në këto 5 vite për qytetarët, përfshirë edhe urgjencat kardiake 24/7”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se sot koha e pritjes për një koronarografi, nuk I kalon 14 ditë dhe se urgjencat kardiake kryehen në çdo kohë në repartin e hemodinamikës në QSUT, ndryshe nga sa ndodhte disa vite më parë.

“Sot askush nga qytetarët, nga veriu në jug, nuk pret dhe nuk referohet në sistemet jo-publike për të kryer një koronarografi të urgjencës gjatë natës. Sot qytetarët nuk duhet të presin më shumë se 14 ditë nëse duan të bëjnë një ekzaminim nëpërmjet koronarografisë. Për këtë ka vlejtur pikërisht investimi që kemi bërë në Tiranë, në qendrën e specializuar tek “Shefqet Ndroqi”, në Shkodër, dhe në spitalin rajonal të Fierit”, tha Manastirliu.

Dua të ndalem tek situate e epidemisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se edhe për pacientët e prekur nga COVID19 të cilët kanë nevojë për kryerjen e një koronarografie, shërbimi ofrohet në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.

“Kemi siguruar që me vendosjen në dispozicion të spitalit “Shefqet Ndroqi” si një spital Covid2, edhe laboratori i Hemodinamikës që është aty, është i gatshëm për të gjithë rastet e pacientëve të cilët mund të trajtohen me me Covid, por kanë nevojë për një ndërhyrje të specializuar, jo invasive në zemër”, tha Manastirliu.
Prof. Artan Goda, shefi I shërbimit të Kardiologjisë 1 u shpreh se qendra e hemodinamikës në QSUT ka një rritje substanciale të volumit të punës së kryer në vitin e fundit.

“Kjo periudhë që nga Dita e Zemrës e vitit të kaluar deri sot që jemi në Ditën e Zemrës, mund të them që duhet konsideruar i suksesshëm për kardiologjinë. Janë shërbyer 5500 të sëmurë gjatë kësaj periudhe, janë kryer rreth 8200 proçedura, vetëm në këtë qendër që është sigurisht më aktivja në vend. Jemi qendra me volumin më të madh të punës në rajon”, tha prof. Goda.

Prof. Goda tha se sfidë mbetet zgjerimi i gamës së ndërhyrjeve, duke theksuar se qendrat publike përballojmë rreth 90 % të ndërhyrjeve në vend.
Prof. Alban Dibra, shef i shërbimit të kardiologjisë 2 u shpreh se ka një ecuri të mirë të pacientëve, kjo edhe falë eksperiencës tashmë të krijuar në këtë shërbim.
“Viti i fundi ka arritur pikun e rasteve të trajtuar në urgjencë. Janë gati 1700 pacientë, prej të cilëve 1600 janë pacientë me infarkt akut të miokardit, që është edhe forma me riskun më të lartë të sëmundjeve kardiake”, tha prof. Dibra.

Sëmundjet e zemrës janë ndër patologjite më të shpeshta të diagnostikuara në sistemin shëndetesor shqiptar dhe shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri (i ndjekur nga sëmundjet cerbrovaskulare dhe tumoret).

Next Post
Konflikti Turqi-Greqi, anija gjigante e SHBA-ve zbarkon në ishullin grek për të ulur tensionet

Konflikti Turqi-Greqi, anija gjigante e SHBA-ve zbarkon në ishullin grek për të ulur tensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In