• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Ujit/ Veliaj: Mbajmë premtimin për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm në çdo cep të kryeqytetit

by Java News
22/03/2022 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime e Tiranës organizoi një ditë të hapur, me plot aktivitete informuese dhe argëtuese, për fëmijët e kopshteve dhe shkollave, me mesazhin se uji është burimi i jetës ndaj duhet ruajtur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se fëmijët janë arsyeja e shumë punëve të mira që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në kryeqytet.

“Ditët pa makina i filluam së bashku me fëmijët, 7 vjet më parë. Të rriturit ishin kundër. Por, fëmijët e fituan atë betejë, duke i kujtuar prindërve dhe atyre që marrin vendimet, si në bashki, si në qeveri, se qytetet bëhen për njerëzit, jo për makinat. Fëmijët janë ata që e përqafojnë menjëherë të renë, përpara ne të rriturve. Kështu funksionoi edhe me korsitë e biçikletave, edhe me fushatat e mbjelljeve të pemëve – fëmijët ishin të parët që e përqafuan idenë dhe pastaj u bashkuan edhe prindërit. Edhe në këtë sfidë të madhe që kemi për Tiranën me ujë 24 orë, ku shumica tashmë e ka këtë shërbim, po jemi duke punuar edhe në ato pak zona që kanë ende nevojë për investime, besoj se fëmijët do jenë të parët që do sjellin ndryshimin në mentalitet, për ta kursyer ujin”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen për Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për punën e bërë në infrastrukturë, teksa theksoi se bashkia do të mbajë premtimin që deri në fund të vitit 2023 e gjithë Tirana do të furnizohet me ujë 24 orë.

“Tirana ka një nga çmimet më të ulëta të ujit në vend. Ndaj, jam entuziast që kemi filluar një traditë – besoj se do të vazhdojë në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet – që fëmijët të jenë ata që ndërgjegjësojnë të rriturit ta kursejnë ujin. Është një mall që mbaron – sot mund të jetë vërtetë shumë i lirë, por nesër, një konflikt apo një ndryshim i paparashikuar klimaterik, mund të na çojë në krizë. Sa i kemi punët mirë, ta ndryshojmë mentalitetin dhe marrëdhënien që kemi me ujin, dhe besoj se deri në fund të vitit 2023, ashtu siç ka qenë edhe premtimi ynë, të bëjmë me 24 orë ujë edhe xhepat e fundit Tiranës, që ende nuk furnizohen me 24 orë në ditë”, sqaroi Veliaj./m.j

Next Post
Ukraina fiton luftën ndaj Rusisë, por plagët janë tepër të mëdha: Çfarë “profetizoi” filmi që tani po korr sukses në kinema

Ukraina fiton luftën ndaj Rusisë, por plagët janë tepër të mëdha: Çfarë “profetizoi” filmi që tani po korr sukses në kinema

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In