• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: Rimbursimi i barnave 100% për 78 mijë diabetikë

by Java News
14/11/2019 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.5% janë identifikuar prediabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve”. Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria financon 100% të gjithë terapinë e mjekimit për personat që vuajnë nga diabeti dhe bëri apel për kryerjen në kohë të kontrolleve periodike, për të parandaluar komplikacionet e kësaj sëmundjeje.

“Qeveria ka garantuar trajtimin e 78 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 15 milion dollarë në vit vetëm për rimbursimin e barnave për diabetikët. Personat me diabet përfitojnë falas 33 lloje barna që përbëjnë terapinë e plotë për këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se një lehtësi që i kursen çdo familje që ka një fëmijë apo të ri me diabet 1.2 milion lekë në vit, është rimbursimi i fishave të diabetit falas, Manastirliu tha se po vlerësohet mundësia për shtrirjen e mbulimit edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç.

“Pas fëmijëve 0-18 vjeç mundësuam fishat e diabetit falas edhe për studentët. Nga Janari 2019 janë shpërndarë 346 mijë fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, ndwrsa po vlerwsojmw mundwsinw pwr ta shtrirw mbulimin me fisha edhe pwr pensionistwt”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se lehtësimi i procedurës për personat diabetikë të cilët detyroheshin të vinin në QSUT për një konsulutë u ka kursyer atyre kohë duke e mundësuar atë afër vendbanimit.

“Nuk është më e nevojshme që pacientët nga rrethet të vijnë në QSUT, por konsultat po realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT dhe spitaleve rajonale, ku vetë pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim, pa patur nevojë të bëjë kilometra të tëra për të ardhur në Tiranë. Një tjetër lehtësirë është ofrimi i recetave 6 mujore për të gjithë diabetikët e stabilizuar”, tha ministrja.

Në Shqipëri janë të diagonstikuar rreth 78 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4 mijë raste reja me diabet. Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si: sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave- deri në insuficiencë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Tek të sëmurët diabetikë rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti është shkaku i 7 i vdekjeve në Botë. Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në Botë sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti.

Next Post
Fshehën kokainën në pyllin e Toskanës, por derrat e egër u prishin planin trafikantëve shqiptarë

Fshehën kokainën në pyllin e Toskanës, por derrat e egër u prishin planin trafikantëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In