Sot mbarë bota i kushton vëmendje të veçantë ditës Botërore të Autizmit. Kreu i Shtetit, Ilir Meta shkruan se duhet më shumë përkujdesje dhe dashuri për ta dhe familjet e tyre.
“Dita Botërore e Autizmit, që sot shënohet kudo në botë, na kujton detyrimet tona institucionale dhe shoqërore, për më shumë solidaritet, përkujdesje, mirëkuptim e dashuri për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për përkrahjen tonë”, shkruan Meta. /ma.me