“Gremi Clinic” i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Seanca është pjesë e fushatës së ndërmarrë në kuadër të 14 Qershorit, Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut.
Këtë vit, tema e fushatës kushtuar kësaj dite, është “Gjaku i sigurtë, shpëton jetë” me sloganin “Dhuro gjak dhe bëje këtë botë një vend të shëndetshëm”.
“Gremi Clinic” ka apeluar që të gjithë personat e shëndetshëm t’u bashkohen nismës për të dhuruar gjak, për gjithkënd që ka nevojë, veçanërisht për fëmijët talasemikë!