Naftëtarët e Ballshit kanë dalë ditën e sotme në protestë duke marshuar drejt Bashkisë. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryesore.
Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë reagim nga qeveria e së ndihen shumë të rënduar në lidhje me situatën e krijuar. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se nëse ende nuk do të ketë një reagim nga shteti, atëherë ditën e nesërme grevistët do të hyjnë në ambientet e rafinerisë.
“Unë do të bëj një thirrje. Ku është privati sot. Ku është kompania që administron rafinerinë. Nesër do dalim nga greva dhe do t’i tregojmë shtetit që rafineria është e jona. Na vret përgjigjia tallëse. Nesër ne do të hyjmë në rafineri të shohim ata dollapët tonë. Ne do të shkojmë në drejtim të qytetit, e kemi të drejtë legjitime. Nëse do të na gjenin në shkelje, nuk e di se si do të reagonte shteti”, tha Dautaj.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.
g.kosovari