• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Distanca Tiranë-Beograd në radarët e Kosovës

by Emin Azemi
15/11/2019 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeshtëria e vjetër serbe për të paraqitur të ndarë çështjen shqiptare në Ballkan, çuditërisht ka filluar të përjetohet si një lloj ‘workshopi’ alla Mugosha në disa mësonjtore politike të Tiranës zyrtare, e cila në mungesë të studimeve gjeostrategjike shqiptare, bën lëvizje lavjerrësi në diagramin e politikave të jashtme, pa gjetur një pikë magnetike ku do të fokusoheshin interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve në Ballkan

Nga Emin AZEMI

Politikat e jashtme zyrtare të Tiranës kundrejt Beogradit gjithmonë janë testuar në Kosovë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë e dikurshme dhe me Serbinë e sotme, kanë kaluar nëpër ngritje- rënie, por asnjëherë nuk kanë qenë të shkëlqyeshme.
Vizita e parë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Beograd, 1946, ende mbahet mend nga banorët e moçëm të këtij qyteti, sidomos nga të moshuarat e sotme të cilat dikur nuk e kishin fshehur simpatinë e tyre për djaloshin joshës të ardhur nga Tirana. Kjo herezi rinore e shfaqur rrugëve të Beogradit, teksa kalonte Enveri, ishte si një brymë që s’e zë sahati, sepse politika serbe, e moçmja dhe e reja, ishte e gatshme të përcëllonte çdo qasje normale në mes të dy vendeve. Beogradi zyrtar gjithmonë e ka pa Shqipërinë nga prizmi i interesave të tij dhe kjo nuk ka ndodhur në mënyrë stihike. Për një qëndrim të tillë ka pasur, atëherë edhe sot, një strategji konstante, që nuk e ka ndryshuar ‘korsinë’ e veprimit aktiv, si në planin politik e diplomatik, ashtu edhe në planin ekonomik e kombëtar.
Trashëgimia shtetndërtuese e Serbisë ka qenë dhe është e frymëzuar nga ideja e imazhit për shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemura, të cilët kanë një status tjetër në diskursin politik të mendësisë serbe dhe nga imazhi tjetër që shqiptarët i sheh si gjendje amorfe, pa entitet shtetëror, e kulturor, që fundja mund të quhen edhe kosovarë, pa atributin e shqiptarësisë. Pra, gjithmonë në dylbitë e strategëve serbë fiksohen dy pamje – njëra që paraqet një grumbull shqiptarësh të strukur në mes Adriatikut dhe Bjeshkëve të Nemura dhe një grumbull tjetër të shpërndarë nëpër ‘Metohi’ e Kosovë dhe më gjerë deri në Manastir, Plavë, Medvegjë e gjetiu. Dhe kjo dioptri nuk ka ndryshuar as sot. Për fatin e keq të Serbisë, ka ndryshuar vetëm qasja e Perëndimit ndaj shqiptarëve dhe kjo i ka shkaktuar jo pak trauma serbëve. Këta të fundit ishin indoktrinuar nëpër kisha dhe nëpër katedra universiteti me narrativin pezhorativ për shqiptarët, ndërkohë që shekulli i fundit për ata ishte një terapi shoku, sepse për here të pare serbët u ballafaquan me fuqinë e të vërtetës për shqiptarët.
Nga kjo e vërtetë aktualisht po vuan Beogradi zyrtar, i cili assesi të bindet se shqiptarët janë një komb, kanë një aspirate të përbashkët europiane për integrim të brendshëm kombëtar dhe kanë të drejtën e Zotit për të jetuar të lirë me kënd të duan. Në mendësinë akademike, kishtare e politike serbe, çështja e Kosovës është ende e hapur dhe gjithë ata që tentojnë ta mbyllin atë konsiderohen si armiq të kauzës serbe.

Ngutia për të mos u dukur armik në sytë e Beogradit, e ka bërë paksa butaforik Edi Ramën, teksa po shpreh një entuziazëm të papërmbajtur në disa përpjekje përafrimi me Serbinë e Vuçiqit, që në substancë çojnë më tepër ujë në mullirin serb se sa poentojnë ndonjë interes vital shqiptar.
Mjeshtëria e vjetër serbe për të paraqitur të ndarë çështjen shqiptare në Ballkan, çuditërisht ka filluar të përjetohet si një lloj ‘workshopi’ alla Mugosha në disa mësonjëtore politike të Tiranës zyrtare, e cila në mungesë të studimeve gjeostrategjike shqiptare, bën lëvizje lavjerrësi në diagramin e politikave të jashtme, pa gjetur një pikë magnetike ku do të fokusoheshin interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve në Ballkan.
Për rrjedhojë, mulliri serb i bluarjes dhe fragmentimit të gjeopolitikës shqiptare, nuk ka kaluar edhe pa ‘menstruacione shpirtërore’ në kokat e disa gazetarëve dhe intelektualëve të Tiranës, të cilët pas çdo vizite në Beograd janë kthyer me gjendje të lëngshme agregate në shokë e teposhtë. Të shikuarit e Beogradit nga ky pozicion i bretkosës, i ka bërë disa eksponentë të oligarkisë mediatike e kinse intelektualë të Tiranës, oportunë dhe ‘pragmatikë’ në raport me temat dhe çështjet që hapin probleme në relacionin Kosovë-Serbi.

“Kosova është një zinxhir që na mban këmbët të lidhura”, ka thënë Mustafa Nano, në korrikun e vitit të kaluar, në një konferencë ndërkombëtare të zhvilluar në Beograd, me temë “Serbët dhe shqiptarët – Në cilin drejtim?” . Dhe, për të shlyer çdo lloj rezerve ndaj ndjeshmërive serbe, ai kishte shtuar se kur vjen në Beograd, ndihet si në shtëpi, ndonëse, sipas tij “aktualisht është çështja e Kosovës që na ndan, asgjë tjetër…”.

Ilustrimi jo vetëm semantik që del nga kjo thënie lapidare e Mustafa Nanos, meriton një analizë më të përimtë, për të kuptuar edhe më mirë dritë-hijet e raporteve shqiptaro-serbe, ku problemi i Kosovës ose është trajtuar si “një zinxhir që na mban këmbët të lidhura”, ose si një ventil demagogjiko-patriotik për të fshehur jotransparencën e marrëdhënieve në mes të Tiranës e Beogradit.

Politika zyrtare e Tiranës kundrejt Serbisë i ka edhe specifikat e saja dhe do të ishte e padrejtë mos ta kuptojmë në parim pozicionin e saj të palakmueshëm për shkak të faktorit Kosovë, por ama, nxënësit e tashëm dhe të ardhshëm në Shqipëri duhet të jenë një hap përpara politikanëve të tyre të cilët ende mendojnë se përmes një Kosove të nënshtruar mund të projektohen politika dinjitoze kundrejt Beogradit. Sepse çdo distancë në mes Tiranës dhe Beogradit kalon nëpër radarët e Kosovës.

 

 

 

Next Post
Humbi jetën në azil, video mesazhi i ndjerë i nënës së dy fëmijëve: Kërkoj mbështetjen tuaj për jetimët që po lë pas

Humbi jetën në azil, video mesazhi i ndjerë i nënës së dy fëmijëve: Kërkoj mbështetjen tuaj për jetimët që po lë pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In