• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diskriminimi pozitiv i Belerit e relativizon standardin evropian të drejtësisë në Shqipëri

by Mero Baze
15/04/2024 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fredi Beleri do të jetë kandidatë I partisë “Demokracia e re” për zgjedhjet evropiane në Greqi që mbahen në Qershor. Ai nuk do të jetë pjesëmarrës fizik në këto zgjedhje kështu që dhe nuk do të ketë telashet që pati në zgjedhjet në Himarë, ku u akuzua për blerje votash.

Nga ana tjetër në mënyrë paradoksale, kandidimi I tij në zgjedhjet evropiane të Greqisë, bëjnë komplet qesharake imponimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA I ka bërë Shqipërisë lidhur me ligjin e dekrminalizimit në poltikë.

Që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidatë për anëtar në Bashkimin Evropian, u detyrua të bëj një ligj, që një qytetar i dënuar në Greqi apo çdo vend të Bashkimit Evropian, nuk mund të kandidonte në zgjedhjet parlamentare apo lokale në Shqipëri.
Tani një vend I Bashkimit Evropian, po kandidon një qytetar të Shqipërisë, I dënuar në shkallën e parë për korrupsion elektoral, dhe I ndaluar më parë në Greqi për armëmbajtje pa leje dhe I dyshuar për akt terroriste në Shqipëri.

Ta lëmë mënjan retorikën nacionaliste të Greqisë në këtë rast, pasi po hymë në atë spirale nuk dalim kurrë, por të shikojmë standardin perëndimor që i është imponuar Shqipërisë nga një anë dhe standardin që përdoret kundër Shqipërisë nga ana tjetër, po në emër të Perëndimit.

Standardi evropian që i është imponuar Shqipërisë është që asnjë I dënuar nga Shqipëria në Evropë të mos jetë I zgjedhur I popullit shqiptar, kurse standardi me të cilin po I bëhet presion Shqipërisë është një I burgosur në Shqipëri dhe Greqi ku në Greqi, është çliruar nga akuzat me gjyq të mbyllur në emër të “interesit kombëtar” të Greqisë.

Nuk mendoj se në Shqipëri mërziten shumë nëse Beleri do të jetë deputet në Bruksel apo jo. Madje ka shumë cinik që u duket gjë e mirë që Greqia të përfaqësohet me portretin e Belerit në Bruksel, pasi ja lehtëson pozitën Shqipërisë.

Problem është që Shqipëria ka të drejt të kërkoj nga BE njehsimin e standardeve me të zgjedhurit. Nëse lejohet që një I dënuar në Shqipëri dhe I aratuar në Greqi për veprimtari terroriste ndaj një shteti tjetër të kandidoj për zgjedhjet evropiane, duket cinike që vet Evropa të imponojë Shqipërisë një ligj që ndalon qytetarët shqiptar të dënuar në Evropë për të kandiduar në Shqipëri.

Jo se Shqipëria ka nevojë për të pasur kandidatë kriminelë, por ka nevojë të ketë një standard ligjor me Bashkimin Evropian.

Vet Greqia ka dhënë shembuj të shkëlqyer force, kur ka përjashtuar nga parlamenti anëtarë të Agimit të Art që përfaqësojnë fashizmin grek ksenofobin dhe urrejtjen mes popujve. Fredi Beleri është një përfaqësues I denjë I Agimit të Art por nuk jam I bindur se është përfaqësues i denjë I Greqisë.

Në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian janë parashtruar edhe rastet e përjashtimeve nga kandidimi në zgjedhjet evropiane, sipas legjislacionit të vendeve anëtare dhe tek pjesa ku flitet për Greqinë, ka disa kufizime, që lidhen me  “papërshtatshmëritë” që rrjedhin nga një vendim individual ligjor civil ose penal për të kandiduar. Është e qartë që sipas legjislacionit grek, çdo personi që është dënuar përfundimisht për vepra të caktuara mund t’i hiqen të drejtat (dhe të drejtën) politike. Nga ana tjetër legjislacioni grek thekson se “dënimi i caktuar i servitutit penal rezulton gjithmonë në humbjen e të drejtave politike nga 2 deri në 10 vjet (neni 60).”

https://www.europarl.europa.eu/workingpapers/pana/w9/part1_en.htm

Pasi Beleri të përfundoj procesin gjyqësor në Shqipëri, nëse ai dënohet, Greqia duhet të bëj njehsimin e dënimit ën Shqipëri dhe ky shtetas u rezulton I dënuar.

E di që Greqia mund ta injoroj një vendim të gjykatave shqiptare, por kjo është arrogancë politike. Problemi është që diskriminimi pozitiv I Fredi Belerit, nuk dëmton Shqipërinë, por bën tërësisht jo seriozë presionin perëndimor për një shtet ligjor në Shqipëri. Aq më tepër për drejtësinë e re, që ka burgosur gjysmën e zyrtarëve të lart të qeverisë, por konsiderohet e padrejt burgosja e një kandidati të kapur në korrupsion elektoral vetëm pse pretendon se ka dhe shtetësi greke.

Ju siguroj se kjo nuk I mërzit politikanët shqiptarë. Disa që janë në prag të burgut që kanë kandiduar Belerin, I bën me krah. Të tjerët gëzohen në heshtje, ndoshta edhe më shumë se Beleri.

Por standardi evropian relativizohet shumë për të mos thënë që bëhet qesharak.

Next Post
Me Macron në krah, po më tej? Rama: Sfidë, që pozicioni ynë i ri, të mos lidhet me qëndrimin tim në detyrë

Me Macron në krah, po më tej? Rama: Sfidë, që pozicioni ynë i ri, të mos lidhet me qëndrimin tim në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com