Nxënësit romë dhe egjiptianë në Korçë janë mbledhur në një shkollë, veç komunitetve të tjera, me urdhër të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Bashkisë së këtij qyteti.
Kolektivizimi i fëmijëve romë e egjiptianë është bërë vetëm në një shkollë, shkollën “Naim Frashëri”, raporton BalkanWeb.
Prindërit e tyre kanë shfaqur shqetësimin për këtë rast dhe kërkojnë që fëmijët e tyre të integrohen me gjithë të tjerët e të mos veçohen. Kjo sipas tyre tregon racizëm të plotë ndaj komunitetit të tyre.
“Fëmijët tanë të integrohen me gjithë shoqërinë. Nuk duhet ndarje, ky veprim i mënjanon fëmijët. Ndarja tregon racizëm ndaj komunitetit tonë”,- thonë ata.
Kreu i kësaj shoqate, Artur Lamolli e cilësoi këtë vendim diskriminues për romët dhe racizëm të theksuar. Shoqata shton se “Përgjegjëse është drejtoria arsimore e Korçës”.
Situatë të papranueshme e ka cilësuar këtë kolektivizim edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. “Situatë e papranueshme te kjo shkollë, një situatë e tillë është dhe në shkollën ‘Avdyl Avdia”,- tha ai.
Totozani shtoi se këto janë raste unike të diskriminimi të romëve e egjiptianëve. “Zona ku është shkolla, ka popullsi diverse. Ankesa ka ardhur nga qendra evropiane për të drejtat e romëve. Është i papranueshëm veçimi fizik i fëmijëve romë. Iu kemi dhënë rekomandime institucioneve përkatëse. Jo shkolla segreguese, por gjithëpërfshirëse. Në dy shkollat s’monitorohen politikat arsimore”,- tha ai.
BW