• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diskreditimi amerikan i Sali Berishës dhe si po sillet PD

by Spartak Ngjela
03/06/2021 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Vazhdon diskreditimi i Sali Berishës nga politika amerikane.

Sali Berisha tani radhitet në një listë të hapur, personash non grata në Amerikë, me Raul Kastron, me kryeministra dhe gjeneralë të tjerë të korruptuar të Amerikës Latine, por, edhe me gjeneralë e diktatorë të korruptuar afrikanë.

Po në Shqipëri si po rradhiten eventet politike të çështjes Berisha?

Po Partia Demokratike, si po e përjeton përcaktimin antiamerikan, për liderin e tyre autokrat?

l.

Me një opozitë të tillë, Shqipëria nuk ka mundësi të jetë një shtet normal. Opozita shqiptare e Partisë Demokratike ka pasur dhe ka qëllim destabilizuese. Dhe kjo tani është e provuar edhe nga politika amerikane, prandaj dhe u thellua distancimi i saj për korrupsionin Berisha.

Berisha ka vite që kërkon të destabilizojë Shqipërinë, bashkë me Ilir Metën. Kjo sepse, që të dy i ka kapur reforma në drejtësi dhe goditja antikorrupsion, sipas kushtetutës së re dhe ligjeve që kanë rrjedhur prej saj

Duhet të kujtohemi se Sali Berisha, edhe nga Parlamenti, prandaj doli në vitin 2019, se mendoi të destabilizonte Shqipërinë. Por dështoi.

Kurse, tensionin që po i shkakton politika amerikane Berishës, me goditjen si i inkriminuar, ai nuk e kalon dot. Dhe lodhet kot me nonsenset e tij që thotë publikisht, deri në një moment qesharak

Megjithatë: duhet parë me taktin logjik:

Si arsyetohet çështja Berisha në ecjen e saj në këtë rrugë antiamerikane, gjithmonë në relacion me opinionin publik në Shqipëri?

Po në relacion me Partinë Demokratike, si po ecën tani çështja Berisha?

ll.

PD humbi zgjedhjet, por u kuptua se fushatën zgjedhore të Bashës, ajo e kishte si hyrje, për të bërë kryengritje kundër reformës në drejtësi dhe reformës antikorrupsion, që ndërkohë kishte filluar në Shqipëri..

Fushata e Partisë Demokratike nuk kishte lidhje fare me zgjedhjet, se e dinte që i kishte të humbura. Por donte që, me rastin e zgjedhjeve, dhe me alibinë e zgjedhjeve të manipuluara, të krijonte një revoltë masive, mundësisht me armë.

Kjo revoltë mendohej si një kryengritjeje për votat e manipuluara. Domethënë me alibinë e një “revolucioni demokratik”.

Kjo ishte filozofia Berisha.

Sepse kjo, në fakt, ishte lëvizja e korrupsionit të lartë shqiptar në Tiranë dhe, brenda saj, ata prisnin ndihmë nga faktorë të jashtëm që nuk e duan politikën amerikane në Shqipëri.

Kuptohet: lëvizja Berisha, ishte dhe është, brenda konfliktit Amerikë-Rusi në Ballkanin Perëndimor.

Por, gjithçka iu shkoi në fund dhe e shtypur: amerikanët, menjëherë pas zgjedhjeve, sollën ushtrinë këtu, kanë krijuar bazat ushtarake në Shqipëri, dhe shenjat janë që nuk do të ikin.

Në fakt, kjo është një lëvizje e NATO-s kundër Rusisë.

Po Partia Demokratike?

Ajo tani është thjesht një parti e Berishës dhe veglës së tij.

Kurse Berisha është shpallur non grata në Amerikë. Dhe…

Prandaj, çfarë do të bëjë tani, në datën 13 qershor, anëtarësia e Partisë Demokratike në zgjedhjen e kryetarit të partisë?

Në fakt, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, takoi me theks të lartë diplomatik kandidatin për kryetar partie të PD, Agron Shehaj. Dhe vetëm këtë.

Por kjo na çon prapa në kohë, sepse na kujton zgjedhjet e vitit 1992, kur ambasadori amerikan në Tiranë, Rajerson, i shkonte Sali Berishës nëpër mitingjet që organizonte Partia Demokratike, sepse politika amerikane kërkonte fitoren e Partisë Demokratike.

E pra, kohët tani kanë ndryshuar, dhe Berisha, për arsyet që përmendëm, nuk pranohet nga politika amerikane. Atëherë, si mendon baza e Partisë Demokratike, do ta votojë Bashën kundër Amerikës?!

Të shohim…

lll.

Po, pse, nuk e kuptoni dot arsyen përse Berisha nuk po lejohet të hyjë në Amerikë?

Është logjikë e saktë.

Si?

Berisha është forcë politike antiamerikane, kjo kuptohet, sepse këtë e thotë politika amerikane me dokumentin që DASH e ka shpallur Berishën non grata në Amerikë.

Demethënë ai është një forcë antiamerikane në Shqipëri.

Po.

Kjo do të thotë se ai është në favor të Rusisë.

Tani dihet se Rusia është në konflikt me Amerikën për çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Atëherë?

Atëherë kuptohet se Berisha po i shërben Rusisë.

Domethënë prandaj është non grata në Amerikë, Berisha?

Sigurisht që po.

Por, nuk është vetëm kjo.

Çfarë tjetër?

Në tekstin që është shpallur non grata, Departamenti i Shtetit e quan Berishën “të korruptuar me gjithë familjen e vet”; por në atë tekst, i goditur është edhe “grupi i tij i afërt politik”. Domethënë, bashkë me Bashën.

Atëherë?

Atëherë çështja është e thjeshtë: Berisha do të akuzohet nga SPAK. Edhe mund të arrestohet, sepse këtë e kërkon edhe motivi i shprehur i DASH…

Po nuk sjell përplasje shoqërore kjo në Shqipëri?

Jo. Sepse në Shqipëri janë forcat ushtarake amerikane, të cilat kuptohet tani se prandaj dhe kanë ardhur për të mos lejuar destabilitetin që po kërkon politika ruse.

Si të kuptohet kjo?

Shumë e thjeshtë: forcat ushtarake janë në stërvitjen ushtarake Defender 21, nën drejtimin e Natos.

Po.

Por kjo stërvitje është organizuar kundër Rusisë.

Po.

Por, Saliu është me Rusinë.

Po.

Atëherë trupat amerikane do të qëndrojnë këtu derisa SPAK të mbarojë me akuzën antikorrupsion për të gjithë grupin Berisha, që DASH e quan si “një grup të korruptuar dhe të zhytur në krime”.

A është kështu?

Sigurisht që po.

Sepse kjo në fakt është politika e forcës, e cila po kuptohet se në Shqipëri ka filluar të ushtrihet në favor të historisë së re të Shqipërisë: një shtet i çliruar nga tmerri i korrupsionit aktiv.

Domethënë korrupsioni i lartë shtetëror, antiamerikan dhe antiperëndimor në Tiranë, po shkon drejt likuidimit penal.

Sigurisht. Kjo tani është e sigurt.

Po revolucioni Berisha-Meta, a ka gjasë të zhvillohet?

Kjo është pamundësi absolute…

Atëherë?

Nëse do të besonim te e ardhmja e Shqipërisë pa korrupsion, ky është veprimi i shpejtë i SPAK kundër korrupsionit të lartë shtetëror.

Këtë po presin shqiptarit nga politika amerikane, dhe shenjat janë që ajo do të vijë shpejt.

Cilat janë shenjat:

Shpallja non grata e Sali Berishës në Uashington; fillimi i çështjesh penale kundër Fatmir Mediut për Gërdecin, hetimi për shkarkimin e Ilir Metës, dënimi i ish prokurorit të përgjithshëm Llalla, riçelja e hetimit të masakrës së 21 Janarit, dhe gjithë të tjerat, për të cilat dihet se ka filluar hetimi penal – tregojnë se procesi antikorrupsion ka filluar.

Next Post
Ftesa e Ballës ndaj Bashës për shkarkimin e Metës, reagon PD: Turpi i vetëm i Shqipërisë është…

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë një prej themeluesve (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In