• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disiplina masakron Partizanin, Telushi dhe Gega me dënime të rënda

by A R
02/05/2019 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 4 ndeshje pezullim Bruno Telushin dhe me dy ndeshje trajnerin Skënder Gega pas ndeshjes së barazuar me Laçin 1-1. Mesfushori vlonjat praktikisht mbyll sezonin, pasi me 5 ndeshje të mbetura humbet sprintin final të edicionit. “Ushtari i kuq” u dënua, pasi u kap me gjyqtarin në sfidën ndaj kurbinasve. Sjellja e tij u konsiderua josportive nga KDS.

Trajneri i të kuqve, Gega, dënohet për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve. Dënime të forta që janë risi këtë sezon te “demat”, duke qenë se kryeqytetasit nuk kanë qenë të ashpër gjatë këtij edicioni.

Në klubet e tjera të Superiores e pëson Tirana që dënohet me gjobë 1 milion lekë të vjetra për shkak të sjelljes së tifozëve dhe Skënderbeu me të njëjtën masë.
Kategoria e Parë nuk i ka shpëtuar KDS, pasi ka patur pezullime në masë për lojtarët e ekipeve inferiore.

Dënimet e plota

1.    KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
2. Lojtari i KF “Partizani”, Bruno Telushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. Zyrtari i KF “Partizani”, Skënder Gega, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
4. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
5. Zyrtari i KF “Erzeni”,Altion Keçi , për ndërprerje të përkohëshme të lojës duke tërhequr ekipin, në bazë të Nenit 49/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
6. Lojtari i KF “Erzeni”, Ermal Vathi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7. Zyrtari i KF “Burreli”, Elvis Muca ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
8. Zyrtari i KF “Vora”, Gazmend Fucia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
9. Zyrtari i KF “Vora”, Bledar Mala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Arjanit Ballhysa,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
11. Lojtari i KF “Shkumbini”, Alban Bizhyti ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1 /a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
12. Lojtari i KF “Maliqi”, Stavioldi Treni ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13. KF “Korabi” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Spartaku” U-19, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Korabi” U-19, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
14. Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Aurel Sokoli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe ndaj kundërshtarit,në bazë te Nenit 49/1/a dhe 48/1/d të KDS,dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
15. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
16. KF “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
17. Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Brikeno Bizi ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
18. KS “Luftëtari” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Elbasani” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
19. Lojtari i KF “Termi” U-17 ,Sergent Llukovi , për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes dhe për inicim të dhunës, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7(shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
20. Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-17 ,Damiano Braho, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
21. KF “Burreli” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Spartaku” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
22. Lojtari i KF “Divjaka”, Gerist Malko, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
23. Lojtari i KF “Mirdita”, Elton Marku, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
24. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC “Flamurtari”, Idriz Batha dhe lojtarit të KF “Skënderbeu”, Marko Radas.

Next Post
Dërgon 20 kilogramë amfetaminë në… adresën e gabuar!

Dërgon 20 kilogramë amfetaminë në… adresën e gabuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In