• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disidenti Ilir Demalia, letër publike Metës: Ma hiq dekoratën që më dha Bamir Topi!

by Java News
02/11/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në një kohë kur një pjesë e shqiptarëve do të shkriheshin për të pasur një dekoratë, ka edhe nga ata që i kthejnë mbrapsht ato. Është publicisti Ilir Demalia, i cili, përmes një letre të hapur, i drejtohet Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që të shfuqizojë vendimin e pesë viteve më parë nga ana e Presidentit të Shqipërisë (të asaj kohe), që i akordonte atij Medaljen e Artë të Shqiponjës.

Sipas Demalisë, në një kohë kur shoqëria shqiptare sundohet nga antivlerat, kur me tituj, urdhra e dekorata janë vlerësuar ishpersekutorë, njerëz që i kanë shërbyer regjimit të kaluar, je më i nderuar nëse nuk e ke marrë një vlerësim të tillë. Sipas tij, fatkeqësisht, shoqëria shqiptare vijon të funksionojë me mendësinë e një regjimi të kaluar.

“Absurditeti tjetër që ndodh në Shqipëri, është se janë dekoruar në të njëjtën kohë edhe kriminelët dhe viktimat me të njëjtën dekoratë, persekutorët dhe të persekutuarit, spiunët dhe të spiunuarit dhe gjatë ceremonisë së dekorimeve shtrëngojnë duart si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, por ndahen në demagogjinë e tribunave”, shkruan Demalia, që bashkë me kërkesën, dorëzon edhe urdhrin, edhe dekoratën.
demalia-dekorataaaaa

Ilir Demalia është shquar për shpirtin e tij prej rebeli. Vetëm pak kohë më parë, ai hyri në një debat të drejtpërdrejtë me shkrimtarin Ismail Kadare, duke publikuar një letër që ky i fundit i drejtonte diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1982, ku ndër të tjera i parashtronte edhe rastin e së motrës që e quante depresive. Publikimi në media i kësaj letre ngjalli debate të forta që zgjatën me javë, me përgjigje e kundërpërgjigje nga të dyja palët. Tani, Demalia bën një gjest tjetër, duke dorëzuar një vlerësim nga ana e Presidentit të Republikës.

Në 15 maj të vitit 2012, Presidenti Bamir Topi i akordon “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kurajën civile të treguar në pjesëmarrjen e ambasadave më 2 korrik 1990, akt që tronditi thellë regjimin komunist; për mbështetjen e pareshtur të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”.

Shkëlqesisë së tij, Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë Tiranë, Shqipëri
I nderuar Z. President!

Raporti me të vërtetën dhe modelet që krijohen në historinë e një populli tregojnë edhe shkallën e demokracisë, lirisë dhe rritjes së tij. Gjithmonë e më shumë, dhe në disa aspekte, si raport vlerash dhe vlerësimesh historike, si kulturë dhe zhvillim shoqëror, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare po shkojnë banalisht edhe më tatëpjetë se në kohën e regjimit komunist. Vendi dhe shoqëria shqiptare po bëhen edhe më qesharake për ato gjëra, për të cilat në vitin 1990 e bënë atë regjim kriminal objekt barsoletash.

Dekorimet e gjithë këtij postkomunizmi që nga “Flamuri Kombëtar”, më i larti, i dhënë njerëzve për çerek shekulli, e vërtetojnë këtë. Duke ju dhënë këto dekorata, më të lartat, ish-komunistëve me kontribute në shërbim të regjimit diktatorial, të cilët, janë dekoruar në demokraci për “sjelljen e lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve dhe përmbysjen e regjimit komunist” tregon shumë se vendi nuk është ndarë nga mendësia komuniste dhe kultura e saj si pushtet.
dekorata-demalia

Me dekorimet pa fund të armatës së realizmit socialist, të artistëve dhe anonimëve pa asnjë kontribut në frymën e lirisë dhe ndërgjegjes qytetare, por në të kundërt një trashëgimi e keqe e regjimit komunist, janë vlerësuar si “Nderi i Kombit” me “Urdhrin e Skënderbeut”, “Nënë Tereza”, “Urdhri i Flamurit”, “Shqiponja e Artë”, e të tjera, pikërisht shërbëtorët e regjimit komunist që po shiten si modele të lirisë e demokracisë dhe vlerave kulturore në postkomunizëm.

Shqipëria është i vetmi vend që njeriu duhet të ndihet më i vlerësuar kur është i padekoruar nga institucionet e shtetit, si vlerësimi i mosvlerësimit të pavlefshmërisë së vlerësimit. Absurditeti tjetër që ndodh në Shqipëri, është se janë dekoruar në të njëjtën kohë edhe kriminelët dhe viktimat me të njëjtën dekoratë, persekutorët dhe të persekutuarit, spiunët dhe të spiunuarit dhe gjatë ceremonisë së dekorimeve shtrëngojnë duart si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, por ndahen në demagogjinë e tribunave. Vendi dhe shoqëria po udhëhiqen nga antivlerat si vlera kombëtare të kulturës së manipulim-simulimit që ka sjellë inflacionin e vlerësimeve të modeleve të idhujve pa krena.

Si shkak i kësaj, shoqëria ka humbur besimin duke arritur në gjendje tragjikomike ku pjesë e saj jeni edhe ju me kontributin tuaj dhe të gjithë klasës politike që solli dhjetori i vitit 1990, që qartas shikohet në gjendjen e Shqipërisë sot. Në këtë situatë, ju kërkoj: Të shfuqizoni vendimin e dt 15.05.2012, me Nr Dekreti 7470 të Presidentit të Shqipërisë, dhënien e Medaljes së Artë të Shqiponjës për qytetarin Ilir Demalia.

Bashkangjitur me letrën, po ju dërgoj edhe urdhrin e dekorimit dhe dekoratën. Duke shpresuar se do të fillojë t’i jepet fund kësaj historie të falsifikuar, jo vetëm të këtyre 28 vjetëve të një postdiktature si trashëgimi komuniste, por në përgjithësi edhe historisë së falsifikuar të Shqipërisë duke gënjyer në raportin me të vërtetën për përfitime politike interesash klanore.

Shqipëria jeton në demo(n)kraturë si trashëgimi komuniste që zvarritet, por nuk ka dhënë shpirt në formën e mafias politike. Historia e Shqipërisë duhet rishikuar dhe vlerësuar sipas modeleve që kanë qenë dhe janë me vepra shembuj iluminimi dhe kulture, kontributi me figura të denja politike, morale, kulturore, sportive, shkencore, e kështu me radhë.

Shqipëria është e varfër në këtë drejtim, që nga formimi i shtetit shqiptar, përndryshe nuk do të ishte në këtë gjendje. Shqiptarët kanë rrëzuar komunizmin si butafori monumentesh e bustesh për t’i ngritur në formë butaforike demo(n)kratike, por jo si mentalitet dhe sistem vlerash që udhëheq politikën, kulturën dhe jetën në Shqipërinë postkomuniste nga të gjithë krahët dhe kategoritë shoqërore.

ma.me

Next Post
Gjykata italiane lë në burg shqiptarin që masakroi me thikë gruan e tij, në sy të fëmijëve

Çmendet lushnjari, kërcënoi me thikë nënën dhe gruan në sy të fëmijës së mitur, prangoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

January 12, 2026
Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

January 12, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

January 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In