• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Disidentët” e fërnetit e konjakut dhe “Sakarozët” që ia kishin numëruar në sy Enver Hoxhës… pas ’90-tës

by Dritan Hila
03/07/2020 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Po eksodi me anije kur ndodhi, se me jane bere datat lemsh?

Nejse, mbaj mend qe nje nga heret kur ndodhi puna e anijeve, se ka pasur disa tentativa, ishim duke pire ne Tirane.

Dikur, mesa duket, ju prinim evenimenteve. Kishim ardhur nga Shkodra te kujtonim vitet e studentllekut qe sapo kishin mbarua. Per te fjetur, flinim tek shoket qe ishin ende studente.

Çdo vizite zgjaste sa mbaronim leket. Dita e fundit zakonisht ishte ajo kur kruanim xhepat dhe na dilte se kishim aq sa per te blere nje shishe konjak, nje late dhe bileta e kthimit.

Por kjo, nuk ishte ajo dite.

Qe ti rikthehemi heroikes, ate dite i zume lokalet me rradhe, duke filluar me ferrnetin e mengjesit, pastaj kafe dhe prape ferrnet, pastaj dreke tek Shen Prokopi ose Drini, ku menuja kishte romstek i bere me buke dhe laprat e mbetura, dhe pija ishte vodka. Nga ora 3-4 pasdite, degjuam per punen e anijeve.

A nisemi, sekush foli i pari? Nisemi, ishte pergjigja unanime. Po nga te nisemi, ishte pyetja e dyte? Shkojme ne Kombinat, tha ai qe ishte me esell, aty kalojne makinat per Durres, se rruga e vjeter eshte bllokuar. Morrem autobuzin e Kombinatit. Djerse, avuj alkoli, e folur me ze te larte, dhe tema po dihet. Dmth pune pije dhe femrash.

Asgje per komunizmin. Ne fakt komunizmi brenda nesh kishte vdekur me kohe. Madje nuk kishte lindur kurre. Aq me pak ne nje qytet si Shkodra, sundimi i tij nuk kishte karakterin kapilar qe mund te kishte ne qytetet e jugut. Vetem sot lexoj histori desidence te tipit Sakharov qe i paskeshin shkruajtur te parit dhe ja kishin numeruar tëk e tëk e tëk, apo romane te shkruara ne letra cigaresh qe i paska djegur sigurimi.

Komunizmi kishte vdekur se kishin vdekur apo ishin dorrezuar shpirterisht ata qe besuan dhe e sollen. Kishte vdekur ne Moske ku edhe lindi. Pa te ishte per ne, i merrnim pleshtat, bashke me desidentet qe kane dale sot.

Le te kthehemi tek autobuzi. Dikur mberritem ne Kombinat. Kombinati, ky qe eshte sot edhe ate mot. Me levizje te çakorduara, kerkuam te ndalonim nje Zis. Zisi ishte plot me njerez. Gjithsesi ndaloi. Perpjekjet tona per te hypur nga spondet, kundershtoheshin nga ata qe ishin lart. Ama edhe vullneti yne linte per te deshiruar. Pa ç’pa shoferi, u nis.

Te sharat tona ishin lume nga pas.

Ç’te bejme, hodhi njeri pyetjen. Shkojme ne klub dhe presim te bjere i nxehti, dhe deri atehere do kaloje ndonje makine, ishte pergjigja me inteligjente. U futem ne nje nga klubet e mjera ku sherbehej vetem ponç portokalli, nje pije e tmerrshme si urine lope, ose konjak Extra, dhe aranxhata qe vinin si çaj, pasi akulli qe vinte me kallepe te medha nga frigoriferi qendror, kishte kohe qe ishte shkrire.

Gjithe panorama e klubit ishte e pergjithshmja e klubeve shqiptare te asaj kohe, ku nje sistem kishte vdekur dhe asnje nuk e dinte çfare ishte kapitalizmi. Ishim ne limbon e sistemeve.

Pas pak nga xhamat e mbuluara nga pislleku dhe jashteqitjet e mizave, pame Zisin qe u kthye dhe shkarkoi njerezit.

Disa prej tyre qe erdhen te pinin uje, na thane qe policia ja kishte dale te ngrinte postobllok edhe ne rrugen Ndroqit, dhe nuk linte njeri te kalonte. Nga tavolina jone u degjuan pasthirma te tipit “ju zune gjynahet tona”, megjithese ne fakt na kishin bere nder qe nuk na lane te hypnim. Me siguri do kishim rene nga spondat.

Pija jone vazhdoi me te shara per policine. Vendimi unanim ishte qe do ta provonim neser kur te ishim esell. Ne fakt te nesermen nuk provuam asgje. Ndejtem edhe nje dite, qe ishte dita kur bleme latat dhe perfunduam ne mencen 6, ku hengrem skallop spinaqi, nje letyre qe ma ka neveritur perjete spinaqin.

Te pasnesermen morrem trenat per t’u kthyer me Shkoder. Asnje nga tavolina e asaj dite nuk iku emigrant dhe as e kuptuam qe paskeshim jetuar kohe heroike. Madje as sot nuk jam i vetedijshem per kete fakt.(Dritare.net)

Next Post
Shtrime dhe humbje jete/ MSH: Ruajuni, po prek çdo moshë pa dallim, tek Infektivi dhe një foshnje

Shtrime dhe humbje jete/ MSH: Ruajuni, po prek çdo moshë pa dallim, tek Infektivi dhe një foshnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In