• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disidenca kulturore dhe ligjërimi nacionalkomunist

by Ilir Yzeiri
31/08/2023 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Demokracia shqiptare, në këta vjet tranzicioni, veç të tjerash, duket se është marrë peng edhe nga ligjërimi i nacionalkomunistëve politikë. Të gjithë e ndiejnë dhe pyesin se si ka mundësi që opozita shqiptare nuk arrin të ndërtojë një ligjërim tjetër, që të jetë bindës dhe frymëzues. Pse në anën tjetër Edi Rama, edhe i vetëm, me një qeveri që krahas arritjeve të njohura, ka prodhuar edhe skandale korrupsioni është ende bindës dhe arrin të mbajë të bashkuar votuesit e tij dhe të krijojë një klimë optimizmi ndër ta, ndërkohë që, në anën tjetër, opozita, jo vetëm që nuk sjell optimizëm, por, gjithnjë e më shumë, po shfaqet si një pengesë në transformimin demokratik të vendit sepse shumica e shqiptarëve nuk i besojnë asaj për të bërë rrotacionin e nevojshëm të pushtetit.

Arsyet mund të jenë të ndryshme, por ajo që diktohet qysh në fillim është artikulimi dhe ligjërimi në publik. Përfaqësuesit tanë kryesorë të politikës, ndryshe janë edhe autorë të një teksti që ata e hartojnë më parë se ta artikulojnë. Si autorë të tekstit që artikulojnë ata janë projektime të një makroteksti më të gjerë, pra janë rrjedhim i një kohe që kishte autorë të tjerë të ligjërimit publik. Klasa jonë politike është formuar e gjitha në diktaturë. Studiuesi Jean-Paul Champseix në veprën e tij studimore « Ismail Kadare : një disidencë letrare » ka argumentuar se vepra e Kadaresë solli një ligjërim tjetër në hapësirën e komunikimit kulturor shqiptar që ishte në opozicion me dogmën e realizmit socialist.

Ajo vepër edukoi po ashtu edhe një lexues të tërë të cilët u pajisën edhe me mjetet dhe format e kuptimit të jetës si një alternativë e ndryshme nga ajo që shfaqej përditë. Dyshimi, dykuptimësia, liria e individit, modeli perëndimor i jetës dhe toleranca, pranimi i tjetrit të ndryshëm dhe të gjitha tiparet që ka jeta në një shoqëri perëndimore i gjen të artikuluara në letërsinë e Kadaresë, por edhe në disa nga veprat më të mira të shkruara në atë kohë. Nuk është rasti këtu që të përmenden të gjitha ato që shkaktuan krijimin e asaj që nga disa studiues është quajtur elita e borgjezisë komuniste e cila, në disa raste, edhe u burgos, por, në shumicën e rasteve të tjera, jetonte si një formacion kulturor disident edhe brenda një shoqërie staliniste.

Në kushtet kur kundërshtarët e regjimit persekutoheshin dhe ndiqeshin në mënyrë barbare, në vitet ’90, kur edhe Shqipëria u përfshi në proceset demokratike, partitë politike që u krijuan kishin në krye apo sollën në krye pikërisht këta përfaqësues të elitave të borgjezisë komuniste. Mirëpo paradoksi ishte dhe është se në krye të partisë së punës u gjend një disident kulturor dhe një intelektual liberal si Fatos Nano dhe në krye të opozitës u ndodh një përfaqësues i elitës së borgjezisë komuniste si Sali Berisha që vinte nga shkolla e nacional-komunizmit dhe jo nga hapësira e disidencës kulturore.

Ndaj, në ligjërimin e tij u vu re menjëherë enverizmi i kthyer përmbys : stili akuzues dhe luftarak, dhuna dhe hakmarrja, hakërrimet ndaj kundërshtarit politik dhe përbetimet nacionaliste tregonin atëherë një karikaturë të një komunisti të konvertuar. Në anën tjetër, ligjërimi i Nanos ishte vetëkritik dhe vetironik. Ai ligjërim që u pasua më vonë edhe nga ligjërimi politik i Edi Ramës ishte vazhdim i asaj forme komunikimi që ishte ndërtuar qysh në diktaturë : ligjërimi që vinte nga ambienti i disidencës kulturore. I tillë vijon të jetë edhe sot. Në anën tjetër, ligjërimi me stilin e akuzës dhe ad hominem që vjen nga shkolla politike enveriste është tipari themelor i ligjërimit politik të opozitës.

Edhe Lulëzim Basha, megjithëse është distancuar nga Berisha, për fat të keq, hyri në politikë dhe vijon ende duke ushtruar artin e ligjërimit politik berishist, thelbi të cilit është modeli i sentencave akuzuese dhe i sinoptikave armiqësore. Kjo sëmundje ka infektuar të gjithë ata që përfshihen në aksionin politik opozitar. Që të gjithë imitojnë Sali Berishën. Edhe ndonjë lëvizje e re që ka nisur si një aksion opozitar, për fat të keq, autori i saj, të kujton me ligjërimin e tij, hakërrimat e Sali Berishës dhe me stilin denoncues vijon njëlloj si Basha. « Le style c’est l’homme meme” , thoshte dikur Bualo. Ndërsa te ne stili dhe ligjërimi politik janë imitime të një modeli që është i lehtë për t’u realizuar, por i pamjaftueshëm për të bindur shqiptarët.
Next Post
Apeli la në burg të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza”, avokati biznesmenit Gjoka: Nuk ka akuzë zyrtare

Apeli la në burg të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza”, avokati biznesmenit Gjoka: Nuk ka akuzë zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In